Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

FOTOLAJM/ Protestuesit “vulosin” mesazhin për Ramën para Kryeministrisë: Shqipëria nuk është në shitje!


Protesta popullore e ditës së 60-të kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe sistemit politik u shoqërua edhe këtë mbrëmje me mesazhe simbolike dhe momente të veçanta.

Protesta popullore e ditës së 60-të kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe sistemit politik u shoqërua edhe këtë mbrëmje me mesazhe simbolike dhe momente të veçanta. Nga bulevardi përballë Kryeministrisë, protestuesit shpalosën një parullë gjigante me mbishkrimin: “Shqipëria nuk është në shitje!”, duke e cilësuar atë si një mesazh të drejtpërdrejtë për kreun e qeverisë. Me këtë slogan, ata shprehën kundërshtimin ndaj politikave që, sipas tyre, prekin interesat publike dhe pasuritë e vendit, duke theksuar se Shqipëria nuk është pronë private që mund të vendoset në dispozicion përmes vendimeve qeveritare. Nën thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Arrestoni Ramën”, “Diaspora, zemra e Shqipërisë” dhe “Ndryshim sistemi”, protestuesit vijuan marshimin e tyre të përnatshëm në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 60-të antiqeveritare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta