Një mesazh simbolik është shfaqur në bulevardin përpara Kryeministrisë, në ditën kur Kuvendi zhvillon një nga seancat e fundit plenare. Me shkronja të mëdha në shesh është vendosur shënimi “23 Korrik”, që lidhet me thirrjen e radhës për qytetarët për t’u mbledhur në protestë dhe për të vijuar rezistencën e tyre kundër qeverisë. Shkrimi është realizuar në të njëjtin vend ku prej ditësh zhvillohen tubimet qytetare, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Edhe gjatë ditës së sotme qytetarët u mblodhën para Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare.
Gjatë protestës nuk munguan akuzat ndaj deputetëve, të cilët u cilësuan nga protestuesit si “deputetë të krimit”, ndërsa pati edhe incidente simbolike me hedhje vezësh ndaj disa ligjvënësve. Screenshot © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta
