Lajme Zone
FOTOLAJM/ Protestuesit ironizojnë lirimin nga burgu të Ilir Beqajt: Vjedh në spitale, mbrohet në pallate!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

FOTOLAJM/ Protestuesit ironizojnë lirimin nga burgu të Ilir Beqajt: Vjedh në spitale, mbrohet në pallate!

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Sheshin Skënderbej, duke shënuar ditën e 62-të të tubimeve. Protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, ku një pjesë e tyre u fokusuan te zhvillimet e fundit në çështjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas vendimit të GJKKO-së për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Një prej pankartave ironizonte këtë vendim, duke shkruar: “I fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim. Tani fshin shtëpinë me regjim! Vjedh në spitale, mbrohet në pallate.”.

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar edhe këtë mbrëmje në Sheshin Skënderbej, duke shënuar ditën e 62-të të tubimeve. Protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, ku një pjesë e tyre u fokusuan te zhvillimet e fundit në çështjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas vendimit të GJKKO-së për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Një prej pankartave ironizonte këtë vendim, duke shkruar: “I fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim. Tani fshin shtëpinë me regjim! Vjedh në spitale, mbrohet në pallate.”. Një tjetër mesazh i protestuesve lidhej me kërkesën për hetim dhe përgjegjësi për zyrtarët e lartë. “Peshku i madh ha të voglin. Po peshkun e madh kush e heton? Të mëdhenjtë nuk janë mbi ligjin. Llogaridhënie për të gjithë! SPAK heton. Qytetarët presin përgjigje”, thuhej në pankartë. Në tubimin e mbrëmjes nuk munguan as mesazhet në gjuhën angleze. Një prej tyre i referohej deklaratave të mëparshme të kryeministrit Rama, i cili i kishte cilësuar protestuesit si “korba”. “A e dinit? Korbat mund të njohin fytyrat e njerëzve dhe të mbajnë mend ata që janë të mirë ose mizorë ndaj tyre. Dorëheqje!”, shkruhej në një nga pankartat. Protestuesit kanë përsëritur gjithashtu vendosmërinë për të vijuar tubimet edhe në ditët në vijim, përmes mesazheve si: “62. Nesër edhe më shumë” dhe “SPAK heton. Qytetarët presin përgjigje.”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Ilir Beqaj