Dita e 56-të e protestës kundër qeverisë u shoqërua jo vetëm me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe thirrjet për ndryshim politik, por edhe me pankarta e mesazhe ironike që tërhoqën vëmendjen në sheshin para Kryeministrisë. Protestuesit shfaqën një sërë parullash që synonin të përcillnin kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke përdorur edhe humorin e satirën si formë reagimi.
Mes pankartave më të komentuar ishte ajo me mbishkrimin “Besa e Ali Babës”, një ironi ndaj platformës “Besa” të prezantuar nga kryeministri Rama. Një tjetër mesazh shkruante: “Ata në plazh duke lexuar Besën, ne në shesh duke bërë historinë”. Në mesin e thirrjeve të tjera të protestuesve ishin edhe:
-56 ditë në shesh, në rrugë, në histori”-
-“Rama ik”-
-“Ata lexojnë Besën në plazh, ne bëjmë historinë në shesh”- Për organizatorët dhe pjesëmarrësit, këto mesazhe ishin një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të theksuar vendosmërinë e tyre për të vijuar protestat.
Tubimet para Kryeministrisë kanë vijuar prej 56 ditësh, me qytetarët që kërkojnë ndryshime politike dhe përgjegjësi nga mazhoranca qeverisëse. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

