Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e saj të 66-të, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre edhe përmes pankartave me mesazhe politike dhe simbolike. Gjatë tubimit, protestuesit mbanin pankarta që theksonin vendosmërinë për të vijuar protestën. Një prej tyre mbante mbishkrimin “66, asnjë hap pas”, duke nënvizuar se pjesëmarrësit nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kauza e tyre. Një tjetër pankartë përcillte mesazhin “Një ditë e re, i njëjti komplot”, ndërsa një tjetër i drejtohej klasës politike me shkrimin “Tradhtarë, non grata nga populli”. Pankartat pasqyrojnë qëndrimet dhe pakënaqësitë e pjesëmarrësve ndaj zhvillimeve politike në vend. Protesta vazhdon prej 66 ditësh, me organizatorët që deklarojnë se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

