Lajme Zone
FOTOLAJM/ Dita e 54-t e protestës kundër Ramës! Pankarta me ironi dhe mesazhe politike: Nga “matematika e Zeqinës” te thirrjet kundër klasës së vjetër
PolitikëBalkanWeb

FOTOLAJM/ Dita e 54-t e protestës kundër Ramës! Pankarta me ironi dhe mesazhe politike: Nga “matematika e Zeqinës” te thirrjet kundër klasës së vjetër

Me pankarta, parulla dhe mesazhe plot ironi, qytetarët u mblodhën edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, përpara nisjes së marshimit të përnatshëm që tashmë është kthyer në një ritual të protestës kundër qeverisë.

Me pankarta, parulla dhe mesazhe plot ironi, qytetarët u mblodhën edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, përpara nisjes së marshimit të përnatshëm që tashmë është kthyer në një ritual të protestës kundër qeverisë. Në ditën e 54-t të rezistencës popullore në Tiranë, protestuesit shfaqën pankarta që godisnin jo vetëm qeverinë e kryeministrit Edi Rama, por edhe atë që e cilësojnë si klasën e vjetër politike. Mes tyre spikatën mesazhe me referenca satirike ndaj “matematikës së Zeqinës”, si dhe slogane që kërkonin largimin e Edi Ramës, Sali Berishës dhe përfaqësuesve të sistemit politik që, sipas tyre, ka qeverisur vendin prej dekadash. Me sarkazëm dhe ironi, protestuesit përcollën kritikat e tyre për situatën politike dhe ekonomike në vend, ndërsa marshimi vijoi në rrugët kryesore të kryeqytetit, i shoqëruar nga thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim politik. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb