Lajme Zone
FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon

Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në Tiranë kanë ngritur një shqetësim për mungesën e ndërhyrjes së efektivëve të policisë ndaj atyre që lëvizin me motorë dhe skutera në rrugicat e parkut.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e CNA, në hyrje të Liqenit Artificial janë fotografuar një grup efektivësh policie që shihen duke përdorur telefonat, ndërsa pranë tyre kalojnë të rinj që zhvillojnë gara me motorë dhe skutera rrugicave që frekuentohen nga këmbësorë dhe fëmijë, duke u bërë rrezik për ata vetë dhe për qytetarët. Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit dolën me udhëzim zyrtar për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave elektrike, ndonëse ky urdhër nuk u zbatua nga qytetarët të cilët vijuan me përdorimin e këtyre mjeteve. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.