Ka nisur numërimi mbrapsht në Hagë, ku kanë mbetur vetëm pak orë deri në shpalljen e vendimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykata Speciale pritet të shpallë më 16 shtator vendimin e shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. 1234567PreviousNext Në prag të verdiktit, qytetarë nga Kosova dhe diaspora kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë të pranishëm pranë objektit të Gjykatës Speciale gjatë momentit të shpalljes së vendimit. Interesimi është i madh në Kosovë, dhe jo vetëm, ku 16 shtatori pritet të ndiqet me vëmendje të veçantë. Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është vendosur një projektor për të ndjekur drejtpërdrejt seancën, ndërsa një ekran i madh është vendosur edhe në Hagë.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme në Hagë është zhvilluar edhe “Ora e Pritjes”, aktiviteti i fundit para ditës së verdiktit.
Seanca e shpalljes së aktgjykimit do të nisë nesër në orën 10:00, kur trupi gjykues do të bëjë publik vendimin e shkallës së parë për katër ish-krerët e UÇK-së. Tashmë, sytë janë kthyer nga Haga, ndërsa familjarët, mbështetësit dhe qytetarë nga Kosova e diaspora presin verdiktin pas një procesi të gjatë gjyqësor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kosove uck

