Marshimi i protestuesve vijon pa u ndalur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku turma masive po zhvendoset me pikësynim godinën e Kryeministrisë. Gjatë këtij marshimi janë regjistruar momente të reja tensioni, ndërsa vëmendjen e kanë marrë disa pamje fiksuar nga aparatet fotografike. Efektivët e policisë janë fotografuar nga tarraca e godinës së Ministrisë së Brendshme teksa hedhin bombola gazi lotsjellës nga lartësia drejt turmës së protestuesve që po kalonte poshtë në bulevard. Përdorimi i gazit lotsjellës nga tarraca ka krijuar tym të dendur përgjatë gjithë aksit kryesor, duke shkaktuar kaos dhe vështirësi në lëvizje për pjesëmarrësit. Pavarësisht ndërhyrjes me lëndë lotsjellëse, qytetarët dhe të rinjtë po vijojnë marshimin e tyre drejt sheshit përpara Kryeministrisë, ku janë përqendruar edhe forca të shumta të rendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
