Pas Nju Jorkut, Londrës dhe Milanos, vëmendja e industrisë së modës është zhvendosur në Paris, ku ka nisur Java e Modës dhe kryeqyteti francez është mbushur me emra të njohur të showbiz-it.
Rihanna është ndër yjet që ka spikatur me paraqitjen e saj, ndërsa në rreshtat e parë të sfilatave janë shfaqur edhe shumë emra të njohur të muzikës, kinemasë dhe modës.
Përtej pasarelave, një pjesë e rëndësishme e eventit janë bërë edhe paraqitjet e të ftuarve VIP. Veshjet e tyre, nga ato elegante dhe minimaliste deri te zgjedhjet më të guximshme, kanë sjellë një tjetër spektakël në Paris.
Shtëpitë më prestigjioze të modës kanë nisur prezantimin e koleksioneve të reja, ndërsa yjet kanë zgjedhur look-e të ndryshme për të marrë pjesë në sfilata dhe eventet e organizuara gjatë Javës së Modës.
Fotot e para nga Parisi kanë qarkulluar në mediat sociale, duke sjellë në fokus veshjet dhe paraqitjet e personazheve të njohur.
Java e Modës në Paris do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa pritet që në kryeqytetin francez të shfaqen edhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtarë.

