Diletta Leotta ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale. Moderatorja italiane ka publikuar disa foto dhe video nga pushimet, ku shfaqet me një kostum banje të verdhë, duke vënë në plan të parë linjat e saj trupore.
Postimi nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit. Brenda pak kohësh, komentet nisën të shtoheshin, ndërsa mes tyre spikati edhe reagimi i moderatores shqiptare Eva Murati.
“Zjarr!”, shkroi Murati, duke e shoqëruar komentin me emoji të flakëve.
Një reagim i shkurtër, por që mori vëmendje krahas postimit të Leottës, e cila edhe këtë herë ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një seri imazhesh që nuk kaluan pa u komentuar.

