Ergys Agasi, në momentin e arrestimit mbante në dorë një orë të bardhë, që duket si model i markës Richard Mille. Nga pamjet, ora ngjan me disa prej modeleve luksoze të Richard Mille, mes tyre edhe seria RM 61-01 Yohan Blake. Vetëm nga fotografia, megjithatë, nuk mund të përcaktohet modeli i saktë dhe rrjedhimisht as vlera e orës që mbante Agasi në dorë. Sipas një kërkimi në internet, modele të ngjashme të markës Richard Mille mund të kushtojnë qindra mijëra euro. Për shembull, variante të RM 61-01 Yohan Blake tregtohen nga 200-400 mijë euro, ndërsa edicionet më të rralla mund të kenë çmime edhe më të larta. LEXO EDHE:Arrestimi i Ergys Agasit dhe Shpatarakut, vjen reagimi i SPAK! Policia kontrolle në banesën e ish-policit Por gama e Richard Mille përfshin edhe ora shumë më të shtrenjta. Modelet më ekskluzive, veçanërisht ato tourbillon dhe edicionet e kufizuara, mund të kalojnë 1 milion euro, ndërsa disa prej tyre arrijnë në treg rreth 2 milionë euro ose më shumë. Lajmi kryesor: DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin SI.E./Shqiptarja.com TAG: uljan shpataraku dosja akshi Durres spak AKSHI Elbasan ergys agasi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.7% Keq 34.5% Nuk e di 12.7% Vota total: 2896 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

