Lajme Zone
FOTO/ Maluma ndan momente të ëmbla familjare, urimi special për ditëlindjen e partneres
KulturëGazeta Tema
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

FOTO/ Maluma ndan momente të ëmbla familjare, urimi special për ditëlindjen e partneres

Këngëtari kolumbian Maluma ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta familjare, me rastin e ditëlindjes së partneres së tij, Susana Gomez.

Këngëtari kolumbian Maluma ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta familjare, me rastin e ditëlindjes së partneres së tij, Susana Gomez.

Artisti 32-vjeçar publikoi në Instagram disa fotografi ku shfaqet së bashku me Susanën dhe dy fëmijët e tyre, vajzën Paris, 2 vjeçe, dhe djalin e vogël Orión, vetëm 7 javësh. Në fotografi, familja shihet duke shijuar kohën së bashku në një varkë.

Susana festoi 34-vjetorin më 11 nëntor, ndërsa Maluma zgjodhi ta uronte në një mënyrë të veçantë, duke publikuar këto momente familjare dhe duke i shoqëruar me mbishkrimin: “11:11 ??”.

Për çiftin, kjo ditëlindje vjen në një periudhë të veçantë, pasi në shtator u bënë prindër për herë të dytë, me ardhjen në jetë të djalit Orión. Lajmin e ëmbël e ndanë vetë në Instagram, përmes një fotografie bardhezi ku Maluma mban në krahë të porsalindurin, ndërsa përqafon partneren.

Në maj, këngëtari kishte zbuluar se do të bëhej baba për herë të dytë, duke publikuar një fotografi ku shfaqej me vajzën Paris, duke puthur barkun e rrumbullakosur të Susanës.

Maluma ka folur edhe më parë për ndryshimin që solli atësia në jetën e tij. Në një intervistë për revistën “Allure”, ai ishte shprehur se ardhja në jetë e vajzës i kishte ndryshuar plotësisht perspektivën.

“Gjithçka ndryshoi. Dhe unë e dua këtë”, kishte deklaruar këngëtari, duke shtuar se dëshiron të jetë një shembull i mirë për fëmijët e tij dhe t’i bëjë ata krenarë.