Ky është Selami Hasani, i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Fier, ndërsa po ashtu ka mbetur i plagosur rëndë edhe nipi i tij, Jakup Hasani. Dyshohet se autorët janë futur në banesën e viktimës dhe e kanë ekzekutuar, ndërsa më pas janë larguar pa asnjë gjurmë.
Hasani është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar me 25 vite burg, ndërsa akuzohet për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufaj ose i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, dhe të Esat Tazes.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur nipi i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 10:31
Vrasja në oborrin e banesës së Selami Hasanit, policia nis krehjen e zonës për arrestimin e autorëve, gjendet një makinë e djegur
Aktualitet Ekzekutimi i Selami Hasanit, reagon policia: Vëllai i tij në gjendje të rëndë Top Channel

