Edison Korra dhe Orest Balla janë dy të rinjtë e arrestuar gjatë ditës së sotme, gjatë një operacioni policor. Ata dyshohen për mashtrim, pasi i kanë kërkuar 100 mijë euro kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës. Dyshohet se këta persona kanë kërkuar shumën e parave në emër të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. Agjentë të infiltruar kanë ndërhyrë, në momentin që do të dorëzoheshin paratë. Dy të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar nën urdhrat e mashtruesit të njohur, Florian Gjergji. Gjergji është një emër i njohur për policinë dhe kjo nuk është hera e parë që përfshihet në skema mashtrimi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: armand duka mashtruesit taulaant balla Tirane

