Lajme Zone
FOTO/ Hiqen gurët nga trotuaret, çfarë po ndodh në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"
PolitikëCNA

FOTO/ Hiqen gurët nga trotuaret, çfarë po ndodh në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Kryeministri Edi Rama për më shumë se një orë, drejtpërdre...

Mëngjesin e sotëm, punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë nisur heqjen e gurëve dhe pllakave nga trotuaret në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas raportimeve dhe siç shihet në foto, një pjesë e gurëve hiqet me eskavator dhe fadroma dhe një pjesë tjetër nga punonjësit e bashkisë. Heqja e gurëve vjen pas përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë para Kryeministrisë dhe përgjatë gjithë bulevardit.

Prej 5 ditësh në Tiranë janë zhvilluar protesta të thirrur nga studentë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestat janë shoqëruar me trazira dhe kaos në kryeqytet dhe po ashtu përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Si pasojë ka pasur protestues dhe efektivë të lënduar, dhe po ashtu shumë qytetarë janë arrestuar gjatë dhe pas protestave. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.