Numrat nuk mjaftojnë, shërbimi cilësor duhet të kalojë në vend të parë për të pasur një industri turistike të suksesshme e që thith investime të huaja e marka të mëdha. “Sot jemi mbi 12 milionë dhe jemi vërtet në një moment kur, në vend që të jemi thjesht të lumtur për rritjen e kërkesës, jemi të shqetësuar për nevojën, urgjente për të rritur cilësinë”, tha Rama. LEXO edhe...Rama kujton kohën kur investitorët refuzonin Shqipërinë: Sot nuk kemi më nevojë të bindim askënd I pranishëm në Forumin e së Ardhmes së Mikpritjes kryeministri Edi Rama tha se pavarësisht progresit të bërë gjatë 5 viteve të fundit, Shqipëria ka nevoja për më shumë investime serioze. “Nuk kishte asnjë hotel me pesë yje. Vendi ynë ishte vërtet një vrimë e zezë në hartën e industrisë turistike të Evropës. Por e di se Shqipëria ka kaluar atë që ishte vija e saj më e vështirë. Tani gjëja më e lehtë është t’u thuash njerëzve: Ejani në Shqipëri. Dikur, “Ejani në Shqipëri” ishte si një ftesë për në ferr”, tha Rama. Kryeministri fton investitorët të shfrytëzojnë potencialin e Shqipërisë për të investuar më shumë. “Dikur takova një investitor të madh nga Shtetet e Bashkuara dhe i thashë: “Ejani në Shqipëri”. Dhe ai më tha shumë drejtpërdrejt: “Shqipëria nuk është ende gati për mua”. Dhe pak kohë më parë, ai më telefonoi dhe më tha: “Dua të vij në Shqipëri”. Dhe unë i thashë: “Shqipëria nuk ka më kohë për ty”. Kështu që shfrytëzojeni kohën tani”, shprehet Rama. Sfidë thotë Rama është edhe pranimi i investimeve miliarda euro, marrë shkas edhe nga kundërshtimet e shumta për projektin e Zvërnecit. “Sfida është për të qëndruar pa dyshime dhe pa u dridhur përballë investimeve të mëdha që janë gati të vijnë. Miliarda e miliarda janë gati të investohen në Shqipëri për ta transformuar këtë vend në diçka edhe më ndryshe nga ajo që është sot”, thotë Rama. Kurse ministri Blendi Gonxhja shprehet se më shumë vëmendje duhet edhe për kapitalin njerëzor. “Prandaj, një nga sfidat kryesore për vitet e ardhshme është të sigurojmë që investimet në infrastrukturën e mikpritjes të shoqërohen me një investim po aq të rëndësishëm në kapitalin njerëzor”, tha Gonxhja. “Future Hospitality Forum 2026” është edicioni i parë i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe mblodhi zhvilluesit shqiptarë, investitorët dhe disa prej brendeve më të njohura e më prestigjioze të hotelerisë botërore. Diskutimet në forum do të përqendrohen tek zhvillimi i hotelerisë, mundësitë për resorte përgjatë bregdetit dhe investimet në zonat malore. Ora 12:08 Rama kujton kohën kur investitorët refuzonin Shqipërinë: Sot nuk kemi më nevojë të bindim askënd Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht në sektorin e turizmit, duke kujtuar se vetëm pak vite më parë vendi nuk ishte në hartën e operatorëve ndërkombëtarë të hotelerisë. Sipas tij, organizimi i Future Hospitality Forum do të ishte i paimagjinueshëm pesë vite më parë.“Nuk kishte asnjë hotel me pesë yje dhe jo vetëm që nuk kishte një të tillë në vend, por nuk kishte as ndonjë projekt me potencial për të qenë hotel me pesë yje në horizont. Edhe përpjekja për t’iu afruar operatorëve të mëdhenj të industrisë ishte gjithmonë disi e sikletshme... Vendi ynë ishte vërtet një vrimë e zezë në hartën e industrisë turistike të Evropës.Tani gjëja më e lehtë është t’u thuash njerëzve: ‘Ejani në Shqipëri’. Sepse kur u thua: ‘Ejani në Shqipëri’, të gjithë buzëqeshin dhe përgjigjen: ‘Kam qenë në Shqipëri’ ose ‘Mezi pres të vij në Shqipëri’. Dikur, ‘Ejani në Shqipëri’ ishte si një ftesë për në ferr” tha Rama"Dikur takova një investitor të madh nga Shtetet e Bashkuara dhe i thashë: ‘Ejani në Shqipëri’. Dhe ai më tha shumë drejtpërdrejt: ‘Shqipëria nuk është ende gati për mua’. Pak kohë më parë ai më telefonoi dhe më tha: ‘Dua të vij në Shqipëri’. Dhe unë i thashë: ‘Shqipëria nuk ka më kohë për ty’. Prandaj, shfrytëzojeni kohën tani" tha Rama Share Ora 12:05 '12 milionë turistë nuk mjaftojnë', Rama: Shqipëria synon turizmin elitar dhe markat ndërkombëtare të hotelerisë Shqipëria duhet të kalojë nga turizmi i masës te një model i bazuar te cilësia dhe investimet me vlerë të shtuar. Ky ishte një nga mesazhet që përcolli kryeministri Edi Rama në Future Hospitality Forum 2026, ku tha se pas rritjes së numrit të turistëve, sfida tashmë është tërheqja e markave ndërkombëtare dhe zhvillimi i turizmit elitar.“Sot jemi mbi 12 milionë dhe jemi vërtet në një moment kur, në vend që të jemi thjesht të lumtur për rritjen e kërkesës, jemi të shqetësuar për nevojën urgjente për të rritur cilësinë. Të gjithë e dimë se numrat e mëdhenj të turistëve me të ardhura mesatare apo të ulëta sjellin një stres të madh mbi infrastrukturën tonë, mbi shërbimet tona, mbi mjedisin dhe gjithashtu mbi njerëzit tanë. Duhet të krijojmë më shumë hapësirë dhe më shumë kushte që ekselenca të vijë dhe të bëhet një forcë në vetvete në vendin tonë.” Share U.D/ReportTv.al edi rama turizmi Future Hospitality Forum Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.9% Jo 24.8% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2571 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

