Lajme Zone
Formula 1/ Alarm në pistën e Meksikës, aksidenti i Bottas sjell flamurin e kuq
SportTop Channel

Formula 1/ Alarm në pistën e Meksikës, aksidenti i Bottas sjell flamurin e kuq

Kaos në Çmimin e Madh të Meksikës! Gara e Formula 1 është ndërprerë në xhiron e 46-të nga 71, pas një aksidenti të Valtteri Bottas.

Kaos në Çmimin e Madh të Meksikës! Gara e Formula 1 është ndërprerë në xhiron e 46-të nga 71, pas një aksidenti të Valtteri Bottas. Piloti finlandez humbi kontrollin e Cadillac-ut, ndërsa dëmtimi i pezullimit të përparmë të majtë e detyroi të ndalonte në pistë. Fillimisht u aktivizua Makina e Sigurisë, ndërsa më pas drejtuesit e garës vendosën të nxirrnin flamurin e kuq.

Vendimi erdhi pasi barrierat mbrojtëse pësuan dëmtime dhe kanë nevojë për riparime përpara se gara të rifillojë. Bottas arriti të dilte nga makina pa probleme.

Ndërprerja erdhi në një moment të rëndësishëm të garës, pasi Lewis Hamilton, George Russell dhe Oscar Piastri kishin shfrytëzuar daljen e makinës së sigurisë për të ndërruar gomat. Gara është pezulluar në pritje të riparimit të barrierave dhe sinjalit për rinisjen. Top Channel