Lajme Zone
Forcimi i sigurisë dhe kufijve të jashtëm/ Bashkimi Evropian investon 130 milionë euro shtesë në teknologjinë e dronëve
BotëBalkanWeb

Forcimi i sigurisë dhe kufijve të jashtëm/ Bashkimi Evropian investon 130 milionë euro shtesë në teknologjinë e dronëve

Komisioni Evropian ka vendosur të shtojë 130 milionë euro në financimin për teknologjitë e dronëve dhe kundër-dronëve, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e mbikëqyrjes dhe sigurisë së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, sipas “Euronews”.

Komisioni Evropian ka vendosur të shtojë 130 milionë euro në financimin për teknologjitë e dronëve dhe kundër-dronëve, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e mbikëqyrjes dhe sigurisë së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, sipas “Euronews”. Financimi shtesë vjen pasi Komisioni kishte parashikuar më herët 250 milionë euro për vendet anëtare, për blerjen e dronëve dhe sistemeve kundër dronëve, integrimin e tyre në sistemet kombëtare të mbikëqyrjes së kufijve dhe përdorimin e teknologjive të reja për përballimin e kërcënimeve hibride. Sipas Komisionit, fondet prej 250 milionë eurosh mund të mbulojnë deri në 90% të kostove të projekteve. Rritja e re prej 130 milionë eurosh u vendos pas kërkesës së lartë dhe numrit të madh të propozimeve nga vendet anëtare. Komisioneri evropian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, tha se dronët janë të rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen e kufijve, por edhe për mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Përveç këtij financimi, BE-ja ka vënë në dispozicion edhe rreth 169,6 milionë euro për pajisje pa ekuipazh për mbikëqyrjen e kufijve, të cilat mund të përdoren nga autoritetet kombëtare dhe nga “Frontex”, agjencia evropiane e kufijve. Me paketat e ndryshme të financimit, investimet e BE-së në teknologjitë e reja për mbikëqyrjen e kufijve kalojnë 500 milionë euro.

Vendimi është pjesë e një qasjeje më të gjerë të BE-së ndaj kërcënimeve nga dronët. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Komisioni Evropian