Lajme Zone
Fondet IPARD, “shumë shpejt” prej tre vitesh
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Fondet IPARD, “shumë shpejt” prej tre vitesh

Këtë të mërkurë ishte ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ajo që deklaroi se procedurat për riakreditimin janë në fazën përfundimtare dhe se qeveria pret hapjen e fondeve së shpejti.

Kryeminsitri Edi Rama duke "vjelë" qershi Delina Ibrahimaj është zyrtarja e radhës e qeverisë që premton se fondet IPARD do të hapen “shumë shpejt”. Por e njëjta fjali është përsëritur disa herë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa financimet europiane për bujqësinë mbeten të bllokuara që prej vitit 2023. Paralelisht, edhe hetimi penal për abuzimet e dyshuara vijon prej vitesh pa një rezultat publik. “Shumë shpejt”. Është kjo fraza që qeveria shqiptare po përsërit prej kohësh për rikthimin e fondeve europiane IPARD për bujqësinë, por fermerët vazhdojnë të presin.

Këtë të mërkurë ishte ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ajo që deklaroi se procedurat për riakreditimin janë në fazën përfundimtare dhe se qeveria pret hapjen e fondeve së shpejti.

“Presim finalizimin e procedurave për riakreditimin e fondit IPARD dhe patjetër që është një proces i zgjatur. Kemi pasur dokumentacione për të dorëzuar sipas procedurave, por është në fazën finale të tij. Pra presim që shumë shpejt fondet do të hapen”, deklaroi Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë.

Ministrja pranoi se procesi është zgjatur, por tha se problematikat tashmë janë zgjidhur dhe se angazhimi për rikthimin e financimeve është maksimal.

Por deklarata e Ibrahimajt nuk është e para e këtij lloji.

Prej të paktën dy vitesh, zyrtarë të qeverisë kanë folur vazhdimisht për një zhbllokim të afërt të IPARD. Ndërkohë kanë kaluar më shumë se tre vjet nga korriku i vitit 2023, kur Komisioni Europian ndërpreu përkohësisht rimbursimet për Shqipërinë, pas informacionit të dalë nga hetimi i Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit, OLAF. Afera me fondet e BE, hapet hetim për kryeministrin çek; në Shqipëri dosja IPARD ‘fle’ prej 5 vitesh në SPAK

14 Korrik, 18:57 Që prej asaj kohe, afati i zhbllokimit është shtyrë vazhdimisht, ndërsa fjala “shumë shpejt” është kthyer në refrenin e deklaratave të qeverisë.

Në shkurt, Ministria e Bujqësisë njoftonte se fondet IPARD III do të zhbllokoheshin “shumë shpejt”.

Pesë muaj më vonë, në korrik 2026, mesazhi ishte pothuajse i njëjtë. Ministri i Bujqësisë deklaronte se Shqipëria ndodhej në fazën përfundimtare të vlerësimit nga Komisioni Europian dhe se ishin plotësuar të gjitha detyrat e kërkuara.

“Fondet IPARD III prej 148 milion eurosh, bujqësia shqiptare i ka të nevojshme dhe do ti ketë shumë shpejt. Nëse ne marrim një përgjigje të shpejtë nga IPARD-i, ne me strukturat tona kemi përgatitur gjithçka që skemën ta hapim menjëherë", deklaronte ministri Salla.

Sipas deklaratave të bëra në atë kohë, autoritetet shqiptare prisnin vetëm vlerësimin përfundimtar të Komisionit Europian dhe strukturat ishin gati që thirrjet të hapeshin menjëherë sapo të vinte drita jeshile.

Edhe atëherë u premtua se fondet do të riktheheshin “shumë shpejt”.

Kaluan edhe dy muaj dhe, në shtator, ishte vetë kryeministri Edi Rama që dha një tjetër sinjal se pritjes po i vinte fundi.

“Do të zhbllokohen tani, më në fund”, deklaroi Rama, duke pranuar se pezullimi i financimeve kishte qenë problem për bujqësinë. Fondet e IPARD-it u bllokuan nga ‘babëzia’ e Frida Krifcës, ministri Malaj: Shpresojmë të hapen në fund të vitit

26 Prill, 22:24 Kryeministri argumentoi se probleme të ngjashme me fondet europiane dhe hetimet e OLAF janë konstatuar edhe në vende të tjera dhe se rasti nuk duhej parë si një fenomen vetëm shqiptar. Ai deklaroi gjithashtu se vendi ishte pranë zhbllokimit dhe se financimi do të rifillonte.

Por edhe pas deklaratës së kryeministrit, fondet nuk u hapën.

Tashmë, në tetor, premtimi përsëritet nga Delina Ibrahimaj. Ndryshojnë muajt dhe zyrtarët që dalin përpara kamerave, por afati vazhdon të mbetet i njëjtë: “shumë shpejt”.

Pas kësaj pritjeje qëndron një histori shumë më problematike sesa një vonesë burokratike.

Fondet u pezulluan në vitin 2023 pas hetimit të OLAF për mënyrën se si ishin administruar paratë e programit IPARD II në Shqipëri.

Hetimi europian evidentoi parregullsi serioze në dhënien dhe zbatimin e disa granteve. Mes problematikave të konstatuara ishin pretendimet se aplikantëve u kërkohej të paguanin një pjesë të konsiderueshme të grantit te kompani konsulence të paracaktuara, kontrata të dhëna pa konkurrencë reale ose përmes ofertave të manipuluara, çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

Pas hetimit, OLAF rekomandoi që 33 milionë euro financime të IPARD II të konsideroheshin të papranueshme dhe që 112 milionë euro financime të ardhshme të IPARD III të mbroheshin nga shpenzimi i parregullt deri në marrjen e masave korrigjuese nga Shqipëria.

Gjetjet për veprimtari të mundshme kriminale iu përcollën edhe autoriteteve shqiptare të drejtësisë.

Këtu nis edhe pjesa tjetër e historisë: ndërsa Brukseli bllokoi paratë dhe kërkoi masa konkrete, hetimi penal në Shqipëri nuk ka prodhuar deri tani një rezultat publik përfundimtar.

Çështja e dyshimeve për abuzimet me fondet IPARD ka kaluar prej vitesh mes institucioneve të drejtësisë. Ajo ishte regjistruar fillimisht në SPAK, më pas ishte dërguar në Prokurorinë e Tiranës pas shpalljes së moskompetencës dhe në shtator 2023 u rikthye sërish në SPAK.

Tre vjet më vonë, nuk është bërë publik një përfundim i hetimit, ngritje akuze apo përgjegjësi penale për skemën që çoi në ndërhyrjen e OLAF. Përgjigjet publike të SPAK kanë qenë se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe se të dhëna të tjera nuk mund të bëhen publike për shkak të sekretit hetimor. As kafshët nuk bien dy herë në të njëjtën gropë, Andis Salla 4 herë: mashtron sërish fermerët për IPARD III

27 Korrik, 11:37 Kështu, prej tre vitesh ecin paralelisht dy procese pa një fund të dukshëm: fondet europiane presin zhbllokimin, ndërsa dosja penale pret përfundimin e hetimeve.

Kostoja ndërkohë rëndon mbi sektorin e bujqësisë.

Programi IPARD III ishte projektuar si një prej burimeve kryesore të financimit për modernizimin e fermave, teknologjinë, përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorinë, agroturizmin dhe zhvillimin rural. Qeveria e kishte prezantuar programin me një fond prej rreth 146 milionë eurosh, ndërsa në deklarimet e mëvonshme është folur për rreth 148 milionë euro financime në dispozicion të sektorit.

Janë para që bujqësia shqiptare nuk ka mundur t'i përdorë normalisht përmes thirrjeve të reja të IPARD III gjatë periudhës së pezullimit.

Qeveria thotë se ka përmbushur detyrat e kërkuara, ka dorëzuar dokumentacionin dhe tashmë pret vetëm përfundimin e procedurave të riakreditimit. Por pikërisht këtu qëndron edhe kontrasti me deklaratat e dy viteve të fundit.

Nëse procesi ka qenë vazhdimisht pranë përfundimit, “në fazën finale” dhe fondet kanë qenë vazhdimisht pranë hapjes, fermerët ende nuk kanë marrë përgjigjen kryesore: kur do të hapen realisht? /Pamfletirama ipard 1 Komente A Arsen Lupen 7 Tetor 2026, 16:37 Prisni dhe shpresoni! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Ekonomi Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina 7 Tetor 2026, 09:5909:59Ekonomi Euro e dobët përballë lekut, mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot 7 Tetor 2026, 07:1907:19Ekonomi Serbia “tradhton” gazin rus? Beogradi hap korridorin për LNG-në amerikane 6 Tetor 2026, 19:4419:44Ekonomi Fatura e ushqimeve rëndohet, shqiptarët shpenzojnë më shumë për nevojat bazë 6 Tetor 2026, 15:1715:17Ekonomi Euro në greminë, mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot 6 Tetor 2026, 07:2007:20Ekonomi Hija e Guilfoyle mbi Ballkan/ Beogradi në qendër të lojës së gazit, korridori i miliardave 5 Tetor 2026, 21:0321:03Ekonomi