Partia Demokratike ka zhvilluar sot foltoren e radhës kësaj here në qytetin e Beratit. Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para demokratëve, foli për zhvlerësimin e euros.
Sipas kryedemokratit kjo ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës.
Ndër të tjera foli lidhur me protestat e zhvilluara prej disa muajsh në Tiranë, për të cilat tha se mesazhi më i madh i këtyre protestave ishte bashkimi i shqiptarëve.
Po ashtu Berisha theksoi se PD-ja është një parti që mbron interesin kombëtar. “Eksportet kanë pësuar rëndie dramatike, po ashtu dhe prodhimi induistrial e bujqësor. Nga një ngjitje dhe rikthim nga varfëria dhe u kthyem në më të varfëriot në Europë. Droga është fuqia e të keqeës, zhvlerësimi i eruos nga vagonqat dhe kontejnerët e narkoeuros që futet në Shqipëri, zhvlerësohen të gjitha remitencat që familjarët dërgojnë në Shqipëri. Janë zhvlerësuar kursimet në euro.
Jemi para këtij faktori dhe ju dëmokratë keni meëritë historike se qëndruat në një kohë kur e vërteta është se u përpoqën me çdo kush të vendosën kontrollin mbi këtë parti dhe ta shndërrojnë në shtojcë të PS-së.
U përpoqën që një opozitë sovrane të mos ekzistonte në Shqipëri. Sot jemi në një situatë krejt tjetër, shpresëplotë. Pas një seri protestat nga dhjetori në maj shpërtheu uragani më i madh popullor5 që ka njohur Shqipëria, lëvizja që tronditi themelet e narkkodiktaturës dhe jehoi në mbarë botën.
Cili ishte leksioni më i madh i asaj lëvizje gjigande dhe madhështore? Mesazhi më i madh ishte bashkimi i shqiptarëve. Ditët e para dominonte e majta pastaj deri në fund kemi qenë ne më shumë. PD nuk është parti që thuhet se kjo parti për interesin kombëtar ka paguar çdo çmim”, tha Berisha. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

