Kreu i Partisë ‘Mundësia’ Agron Shehaj ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa i përmendi disa skandale, që nga rasti Balluku, te Kayo dhe u dal te rasti i Veliajt. Shehaj, në një intervistë për emisionin ‘Minuta e parë’ në News24 me Ola Brukon, u ndal dhe te ngjarja e paprecedente ndaj News24, ku televizioni u dënua me forcë nga kompania Kayo, nga godina. “Ai e ka mendjen te skandalet, te Belinda Balluku, si të ulë pagat e magjistratëve, si të mbyllë një tv për aferat e Kayos, se doli zbuluar nga përgjimet, se si po shet Shqipërinë. Në çdo skandal del se Edi Rama po shet Shqipërinë. Ai thërret të huajt në Shqipëri për të vjedhur Shqipërinë, kjo është Kayo. Si të shpëtojnë Veliajn nga burgu. Titujt e mediave të Ramës ishin; “Pritet lirimi i Veliajt. Bashkia pa kokë”. Më mirë pa kokë se sa një kokë e korruptuar. Pse nuk kërkon dorëheqjen e Veliajt Rama, po e ka mendjen ta mbrojë?! Kushtetuesja s’e ka ndalur që të japë dorëheqjen. Këta janë si bandë. Kryesori nuk është kapur ende, që është Rama. Tenderat i jep në funksion personal, shet Shqipërinë për llogari të pushtetit të tij. Ai ka vetëm një qëllim; të mbajë pushtetin me çdo kusht. Një qeveri e përgjegjshme që punon për shqiptarët, do të kishte mundësi që të punonte në interes të Kosovës, të komandantëve që po përballen me drejtësinë. Vendimi i Hagës ishte i padrejtë dhe nuk e bën pis luftën e lavdishme që ka bërë UÇK. Jam i bindur që ai vendim do të kthehet në Apel. Jam i bindur. Duhet të mbështeten komandantët e UÇK-së.”, tha Shehaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Shehaj
