Lajme Zone
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri Hoxha: Tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri Hoxha: Tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha këtë të enjte përmes një postimi në “X” njoftoi vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair. Ministri e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha këtë të enjte përmes një postimi në “X” njoftoi vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes kompanisë Luxair. Ministri e konsideroi një lajm të shkëlqyer ardhjen e një tjetër kompanie ajrore evropiane në Shqipëri. “Duke filluar nga 29 marsi 2027, kjo linjë e re që do të funksionojë gjatë gjithë vitit do të kryejë fluturime dy herë në javë, të hënave dhe të premteve, duke krijuar lidhjen e parë të rregullt ajrore direkte midis Luksemburgut dhe Shqipërisë”, shkruan Hoxha. Sipas tij, një lidhje e re dhe e mirëpritur mes dy vendeve tona do t’i afrojë edhe më shumë njerëzit, bizneset dhe komunitetet tona. Më herët, në 21 Prill të këtij viti, Ministri Hoxha pati zhvilluar një vizitë në selinë e Luxair ku në një takim me CEO-n e kompanisë, Gilles Feith, u diskutua pikërisht mundësia e lidhjes Luksemburg- Tiranë përmes fluturimeve direkte. Great news! Another major #European carrier lands to Albania. Luxair is launching direct flights between #Luxembourg and #Tirana! 🇱🇺🤝🇦🇱Starting 29 March 2027, the new year-round route will operate twice a week, on Mondays and Fridays, opening the first regular scheduled… Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) September 10, 2026