Lajme Zone
Fluks në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar për pushimet e gushtit
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Fluks në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar për pushimet e gushtit

Nisja e javës ka sjellë rritje të ndjeshme të lëvizjeve në aksin kufitar Kosovë–Shqipëri, teksa mijëra qytetarë kanë nisur udhëtimin drejt destinacioneve turistike në bregdetin shqiptar.

Nisja e javës ka sjellë rritje të ndjeshme të lëvizjeve në aksin kufitar Kosovë–Shqipëri, teksa mijëra qytetarë kanë nisur udhëtimin drejt destinacioneve turistike në bregdetin shqiptar.

Pas ditëve të kaluara pranë familjeve dhe të afërmve në Kosovë, shumë mërgimtarë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, së bashku me pushues nga Kosova, po i drejtohen zonave bregdetare për të kaluar pushimet verore.

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, të gjitha sportelet janë vënë në dispozicion për përballimin e fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve. Autoritetet kufitare po aplikojnë procedura të përshpejtuara për të shmangur vonesat dhe për të garantuar qarkullim sa më të shpejtë.

Lehtësimet në procedura po zbatohen kryesisht për automjetet me targa të huaja, ku përfshihen një pjesë e madhe e automjeteve të mërgimtarëve nga Kosova. Ndërkohë, automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë vijojnë të qarkullojnë pa kontrolle kufitare, në zbatim të marrëveshjeve mes dy vendeve për lehtësimin e lëvizjes.

Pavarësisht numrit të lartë të automjeteve, situata në pikën kufitare paraqitet e qetë dhe nën kontroll. Sipas të dhënave nga terreni, pritjet janë minimale dhe nuk i kalojnë rreth 5 minuta, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.

Rritja e lëvizjeve ishte e pritshme, pasi gushti konsiderohet periudha më e ngarkuar e sezonit turistik. Gjatë kësaj periudhe, shumë pjesëtarë të diasporës zgjedhin të kalojnë pushimet në Kosovë dhe Shqipëri, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare.

Vetëm gjatë dy ditëve të para të gushtit, që përkonin me fundjavën, mbi 50 mijë pushues nga Kosova dhe diaspora kanë hyrë në Shqipëri.

Autoritetet kufitare presin që fluksi të vijojë i lartë edhe në ditët në vazhdim, veçanërisht gjatë fundjavave të gushtit, kur numri i udhëtarëve pritet të rritet si në hyrje, ashtu edhe në dalje të kufirit.