Lajme Zone
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbërrijnë qindra automjete dhe kamperë (VIDEO)
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, mbërrijnë qindra automjete dhe kamperë (VIDEO)

Fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës vijon të mbetet i lartë. Gjatë orëve të para të mëngjesit në port mbërriti trageti nga Brindisi, me 818 pasagjerë, 228 automjete, 14 kamperë, 8 kamionë dhe 47 anëtarë ekuipazhi.

Fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës vijon të mbetet i lartë. Gjatë orëve të para të mëngjesit në port mbërriti trageti nga Brindisi, me 818 pasagjerë, 228 automjete, 14 kamperë, 8 kamionë dhe 47 anëtarë ekuipazhi. Ndërkohë, në orën 17:00 pritet mbërritja e një tjetër trageti me rreth 1.100 pasagjerë dhe 260 automjete. Sipas të dhënave portuale, fluksi pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, kur në Portin e Vlorës janë planifikuar të mbërrijnë tre tragete, duke sjellë një numër të lartë udhëtarësh dhe automjetesh nga Italia.