Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Fluks i lartë në pikat kufitare të juglindjes së vendit, 71 402 persona hyjnë në Shqipëri për pushime! Rekord lëvizjeje në Kapshticë e Qafë Thanë (VIDEO)


Fluksi më i lartë në Kapshticë është shënuar më 5 gusht, me 8,051 shtetas që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa në Qafë Thanë, po më 5 gusht, janë regjistruar 9,837 hyrje.

Fluks i shtuar është shënuar gjatë ditëve të fundit në pikat kufitare të juglindjes së vendit, në kuadër të sezonit turistik veror. Mijëra shtetas kanë hyrë në Shqipëri përmes Kapshticës dhe Qafë Thanës, ndërsa lëvizjet kanë qenë të konsiderueshme edhe në dalje. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, gjatë periudhës 1-6 gusht, në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar 33,079 hyrje dhe 23,835 dalje të shtetasve. Në të njëjtën periudhë, në Qafë Thanë janë regjistruar 38,323 hyrje dhe 28,067 dalje. Fluksi më i lartë në Kapshticë është shënuar më 5 gusht, me 8,051 shtetas që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa në Qafë Thanë, po më 5 gusht, janë regjistruar 9,837 hyrje. LEXO EDHE:Në 7 muajt e parë të këtij viti, rreth 350 mijë pasagjerë kanë udhëtuar përmes Portit të Durrësit! Vetëm gjatë korrikut, rreth 113 mijë persona (VIDEO) Vetëm në 6 ditët e para të gushtit, të dyja pikat kufitare kanë regjistruar së bashku 71,402 hyrje dhe 51,902 dalje, duke reflektuar lëvizjet e shumta të qytetarëve dhe turistëve gjatë sezonit të pushimeve. Në Kapshticë, më 5 gusht janë regjistruar gjithashtu 2,995 mjete, ndërsa në Qafë Thanë 3,590 mjete. Fluksi i lartë në dy pikat kufitare pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, teksa gushti mbetet një nga periudhat më të ngarkuara të sezonit turistik. R.Xh/U.D/Shqiptarja.com TAG: sezoni turistik pushimet verore pikat kufitare qafe thane Korce Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.6% Jo 60.3% Nuk e di 5.1% Vota total: 2591 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?