Foto ilustruese/ SPAK, që po godet korrupsionin dhe pastrimin e parave, ka përpara lidhje të dokumentuara mes pushtetit politik dhe biznesit të betonit, ndërsa financimi i këtyre investimeve mbetet pa u zbardhur KKT-ja e Edi Ramës ka miratuar ndryshimin e një lejeje ndërtimi për vila në Himarë, ku mes zhvilluesve figuron Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Përkrah tij janë bashkëshortja Ardiana Mediu, kompania e familjes së Fatmir Mediut të "Gërdecit" dhe disa biznesmenë të ndërtimit, mes të cilëve Artan Nito, pronari i hotelit luksoz NASSAU në Dhërmi, i përfshirë në hetimet për pastrimin e parave me fatura fiktive në dosjen "Beqja". Politika, zyrtarët e lartë dhe biznesi i ndërtimit shfaqen së bashku në një investim në bregdet, ku interesat financiare shkojnë përtej emrave të renditur në një leje.
Vendimi i KKTU-së, i renditur në pikën 55, parashikon ndryshime në projektin e strukturave të banimit individual deri në dy kate mbi tokë, me një kat nëntokë dhe mur rrethues. Mes zhvilluesve janë Celibashi, Ardiana Mediu, Beauty International, Astrit Kamberi, Dritan Shehu, Artan Nito, Lindita Nito, Arlind Nito, Kledion Nito dhe Sonila Xukthi. Beauty International kontrollohet nga Semela dhe Even Mediu, fëmijët e Fatmir Mediut, me nga 50 për qind të aksioneve. Ardiana Mediu është motra e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Kompania, e themeluar në vitin 2011, ka operuar kryesisht në tregti, import-eksport dhe konsulencë, ndërsa në vitin 2020 deklaronte rreth 105 milionë lekë xhiro dhe 5,1 milionë lekë fitim para tatimit. Sot figuron në projektin e vilave në Himarë, krah Celibashit dhe kompanive të ndërtimit.
Një rol të rëndësishëm në këtë histori ka ALB-EDIL, kompania e Astrit Kamberit dhe Dritan Shehut, të cilët zotërojnë nga 50 për qind të aksioneve. Shoqëria ka deklaruar për vitin 2024 rreth 617 milionë lekë xhiro dhe 95,6 milionë lekë fitim para tatimit. Kamberi dhe Shehu kanë interesa edhe në sektorin energjetik, përmes kompanisë Albania Power Core, e cila ka marrë leje për një central fotovoltaik 40,56 MW në Fier. Pra, bëhet fjalë për biznesmenë me investime në ndërtim dhe energji, dy sektorë ku vendimet e qeverisë për lejet dhe zhvillimin e territorit kanë peshë të drejtpërdrejtë ekonomike.
Pikërisht ALB-EDIL shfaqet në marrëdhënie të përsëritura zhvillimi me familjen e kryetarit të KQZ-së. Dritan Shehu del përkrah Celibashit dhe bashkëshortes në projektin e Farkës, ndërsa në Himarë ai dhe Astrit Kamberi gjenden mes zhvilluesve të vilave. Përzierja e interesave të një kompanie të fuqishme ndërtimi me ato të një zyrtari të lartë shtetëror ngre drejtpërdrejt çështjen e marrëveshjeve të pronësisë dhe përfitimeve ekonomike.
Partneri tjetër i ndërtimit është Artan Nito, pronari i NASSAU në Dhërmi, i cili kontrollon 60 për qind të NIKI KONSTRUKSION & SOLAR, ndërsa Lindita Nito zotëron pjesën tjetër. Në projekt figurojnë edhe Arlind dhe Kledion Nito. ALB-EDIL dhe NIKI KONSTRUKSION & SOLAR dalin së bashku në dokumentin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të datës 7 nëntor 2024, për projekt vilash në Himarë.
Historia e Celibashit me ndërtimet shkon më herët. Më 31 maj 2024, në dokumentet e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore është regjistruar një projekt për banesa individuale në Farkë të Vogël, Tiranë, ku si pronarë dhe zhvillues figurojnë Ilirjan Celibashi, Ardiana Mediu, Dritan Shehu, Raimonda Balla dhe Suela Çoba. Shehu është bashkëpronari i ALB-EDIL, që sot shfaqet sërish krah Celibashit në Himarë. Brenda dy viteve, kryetari i KQZ-së dhe bashkëshortja e tij figurojnë në dy projekte banimi, në Tiranë dhe në bregdet, së bashku me të njëjtin ndërtues. Në Himarë, grupit i bashkohen familja Mediu dhe Artan Nito i NASSAU. Është pikërisht ky bashkim i përsëritur mes funksionit publik, politikës dhe kapitalit privat që e bën historinë pjesë të debatit mbi interesat ekonomike të pushtetarëve.
Ndërsa qytetarët mbushin sheshet kundër korrupsionit dhe grabitjes së pasurive publike, në Tiranë e Himarë dokumentet nxjerrin në dritë një tjetër përqendrim interesash mes pushtetarëve, familjeve politike dhe biznesmenëve që përfitojnë. Kryetari i KQZ-së, Fatmir Mediu i Gërdecit dhe oligarkët e tyre shfaqen në të njëjtin projekt vilash.
SPAK, që ka marrë përsipër të godasë korrupsionin e pushtetarëve dhe pastrimin e parave të krimit, duhet ta drejtojë vëmendjen edhe te vilat e Celibashit dhe familjes Mediu në Tiranë e Himarë, ku dokumentet zbulojnë lidhje të përsëritura mes pushtetit, politikës dhe biznesit të ndërtimit.
Këto projekte ngrenë pikëpyetje të forta për burimin e financimeve dhe përfitimet që fshihen pas marrëveshjeve me ndërtuesit. Nëse drejtësia synon të çmontojë foletë e korrupsionit të pushtetarëve dhe oligarkëve të tyre, duhet të ndjekë paratë deri te vilat luksoze. Aty ku dyshohet se pazaret e pushtetit kthehen në prona miliona euroshe, SPAK duhet të zbardhë çdo marrëveshje dhe çdo burim financimi. /Pamfleti
© Copyright Pamfleti
Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.
Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi. screenshot 2026 10 08 182641 new project 2026 10 08t190318046 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Republikë feudale/ Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem; mister burimi i financimit 8 Tetor 2026, 13:3713:37Anti-Mafia BLOOM shpk e Laureta Sulajt hyn te Bankers, merr rekrutimin e stafit ndërsa kostot e nënkontraktorëve janë nën hetim nga SPAK 7 Tetor 2026, 10:1610:16Anti-Mafia Nga droga te tenderët e ilaçeve: Ilir Shehu (Pasholli), ortakëria me burrin e Olta Xhaçkës dhe heshtja e SPAK-ut 6 Tetor 2026, 11:4611:46Anti-Mafia Rektori i Universitetit të Tiranës, 'Prokurori i zi' i diktaturës; 694 tenderë e 62 milionë euro, me doktoraturë të vjedhur 5 Tetor 2026, 18:3518:35Anti-Mafia Nepotizmi i Edi Ramës/ Fondet e ilaçeve i komandon vajza e tezes së Lindës dhe gruaja e Vangjel Tavos 5 Tetor 2026, 12:0012:00Anti-Mafia Kulla e pazareve? Evis Dimashi i Lul Bashës merr miratimin e KKT-së së Ramës; mister burimi i financimit të Elite Tower 4 Tetor 2026, 19:4319:43Anti-Mafia

