Zjarri ka përfshirë masivin me pishë të zezë, në Parkun Kombëtar të Lurës, në Dibër, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve. Terreni i vështirë e bën të komplikuar ndërhyrjen nga toka, ndaj në operacion janë angazhuar dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët me ardhjen e mbrëmjes kanë ndërprerë punën. Në Drenie të Patosit, një vatër e shuar më herët është riaktivizuar. Operacioni për shuarjen e flakëve u mbështet nga 2 avionë Air Tractor, të cilët me ardhjen e mbrëmjes ndërprenë punën, për të rinisur sërish nesër në mëngjes. Pavarësisht përmirësimit të situatës, flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha e ullinj në këtë zonë, ende nuk janë vënë nën kontroll. LEXO EDHE:Zjarr në fshatin Tushemisht të Pogradecit, forcat zjarrfikëse ndërhyjnë në kohë dhe shuajnë flakët Edhe në Krujë, u riaktivizua vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze, në vendin e quajtur Kroi i Madh. Forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës po punojnë për shuarjen e flakëve. Banorët e zonësh shprehen të shqetësuar, pasi zona konsiderohet si 'mushkëria e Myzeqesë'. Ata thonë se po punojnë në mënyrë vullnetare, bashkë me focat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve. “Përpiqemi me mish e shpirt, me mjete rrethanore, edhe ndihma e zjarrfikësve, mhemi të shpëtojmë sa të mundim nga zjarri, nga flakët. Në rrezik janë banesat, tokat me ullinj, arat, vreshtat, gjëja e gjallë." “Zjarri rrezikon tërë pasurinë, pishat. Është mushkëria e Myzeqesë, deri në Durrës kjo pjesë. Fshati 10 banorë ka, unë kam ullinjtë. Edhe pishat na dhimbsen. Ka banesa që rrezikohen, është një shtëpi këtu poshtë”, thonë ata. Në Krujë pas operacioneve intensive nga toka dhe ajri, vatrat janë shuar. Në Dajt është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha, mbi tunelet e Qafë Mollës, kurse në Priskë të Madhe vijon puna për shuarjen. Ka edhe dy vatra në Përmet, një në malin e Nemërçkës dhe një në Dhëmbel, ku po punohet për shuarjen e tyre. Sakaq, Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje raporton se nga janari deri më sot, në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, duke shkrumbuar nje siperfaqe prej 2 mijë e 297 hektarësh. Në kulmin e kësaj situate, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka dhënë dorëheqjen. Burimet bëjnë me dije se Cara e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa sot është firmosur nga ministri i Brendshem. Arsyet e dorëheqjes nuk jane të panjohura, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta marrë drejtimin e Shërbimit Zjarrfikës. Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 22:02 Zjarr në fshatin Tushemisht të Pogradecit, forcat zjarrfikëse ndërhyjnë në kohë dhe shuajnë flakët Një zjarr përfshiu mbrëmjen e sotme kodrat mbi fshatin Tushemisht në Pogradec.Sapo morën njoftimin, forcat zjarrfikëse të Pogradecit ndërhynë në kohë duke izoluar flakët dhe duke bërë të mundur shuarjen e vatrës e cila rrezikonte të përhapej me shpejtësi.Forcat zjarrfikëse gjithashtu u kanë bërë apel qytetarëve që të njoftojnë menjëherë në rast të konstatitmit të vatrave të zjarrit dhe së dyti të tregohen shumë të kujdesshëm me ndezjen e zjarreve, hedhjen e cigareve, etj, pasi ditët në vazhdim do të shënojnë temperatura shumë të larta. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 21:51 U raportua shuarja e të gjitha vatrave, riaktivizohet zjarri mbi lagjen Abaze në Krujë (VIDEO) Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit mbi lagjen Abaze në Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kroi i Madh.Edhe pse prej 4 ditësh në këtë zonë është punuar me të gjitha mjetet, nga ajri e nga toka dhe disa herë është menduar se zjarri është fikur totalisht, trashësia e humusit në këtë zonë është mjaft e madhe, duke ruajtur brenda prush.Duke u ndihmuar edhe nga era, kjo bën që vatra e zjarrit të riaktivizohet. Ndërkohë vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve, ndërkohë që raportohet se flakët janë disa qindra metra larg banesave, duke mos i rrezikuar aktualisht ato. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 21:26 Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 8 vatra aktive! Situata më problematike në Gurë-Lurë të Dibrës dhe në Drenie të Patosit Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në vend, 8 prej të cilave vijojnë të jenë aktive.Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale, 103 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Helikopterët dhe avionët ‘Air Tractor’ gjatë mbrëmjes e kanë ndërprerë operacionin.Ndërhyrjet vijojnë në Dajt, Priskë të Madhe, Drenie të Patosit, Krujë, malin e Nëmerçkës dhe malin e Dhëmbelit. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.Një operacion i rëndësishëm po zhvillohet edhe në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, vullnetarë dhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura, të pozicionuar pranë banesave për mbrojtjen e komunitetit. Helikopterët gjatë mbrëmjes e kanë ndërprerë operacionin.Ndërkohë, vatra në Vilëz të Kurbinit është shuar plotësisht. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat vendore të Mbrojtjes Mivile vijojnë koordinimin dhe ndërhyrjet në terren deri në neutralizimin e plotë të vatrave aktive. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 20:42 Devoll/ Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në ‘Lëndinën e Madhe’, zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve (VIDEO) Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e quajtur “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë të Bashkisë Devoll në qarkun Korçë.Pas njoftimit për flakët të marrë nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Devoll, drejt zonës u nis një ekip prej 2 mjetesh zjarrfikëse, 11 zjarrfikësish dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e zjarrit.Ndërhyrja vijon në terren, ndërsa ende nuk dihen përmasat e plota të sipërfaqes së përfshirë nga flakët apo shkaku i rënies së zjarrit.Situata po monitorohet nga shërbimet zjarrfikëse, teksa puna vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:29 Vlorë/ Zjarri në një kabinë të ujësjellësit në ‘Ujë të Ftohtë’ nxjerr jashtë funksionit transformatorin, forcat zjarrfikëse bëjnë të mundur shuarjen e flakëve Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit.Burime për Report Tv bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë një kabinë të ujësjellësit, e cila shërben për shpërndarjen e ujit në këtë zonë. Dyshohet se zjarri ka nisur nga pjesa kodrinore dhe më pas është përhapur drejt kabinës.Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.Ndërkohë Drejtoria vendore e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë ka njoftuar se për shkak të zjarrit, transformatori i Stacionit Nr. 2 të Ujësjellësit, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, është aktualisht jashtë funksionit.Ujësjellës Kanalizimet po ashtu njoftojnë se ka nisur punën për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar, teksa theksojnë se gjatë pasdites së sotme mund të ketë kufizime ose luhatje në furnizimin me ujë në disa zona freNjoftimi i drejtorisë vendore të Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë:NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIKJu bëjmë me dije se transformatori i Stacionit Nr. 2 të Ujësjellësit, në zonën e “Ujit të Ftohtë”, është aktualisht jashtë funksionit, si pasojë e një zjarri të konstatuar gjatë ditës së sotme.Falënderojmë Shërbimin Zjarrfikës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe punën e kryer për shuarjen e zjarrit dhe vendosjen e situatës nën kontroll.Ndërkohë, OSHEE ka nisur punën për zëvendësimin e transformatorit të dëmtuar.Për shkak të kësaj situate, gjatë pasdites së sotme mund të ketë kufizime ose luhatje në furnizimin me ujë në disa zona fre.Ekipet e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë dhe OSHEE vijojnë punën për rikthimin e situatës në normalitet në kohën më të shkurtër të mundshme.Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 15:32 Zjarr në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, flakët përhapen me shpejtësi! Dy helikopterë në operacion për shuarjen (VIDEO) Një vatër e zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës.Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur në këtë zonë.Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës.Në operacionin për neutralizimin e flakëve janë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shurjen e zjarrit.Vatra ndodhet në një masiv me pishë të zezë, një nga sipërfaqet e pakta që kanë mbetur në park. Ndër vite, pyjet e kësaj zone janë dëmtuar nga prerjet dhe zjarret e përsëritura.Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe angazhim maksimal të strukturave përgjegjëse, në mënyrë që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të parandalohet përhapja e tij në sipërfaqe të tjera të parkut. Ndërkohë në orët e mbrëmjes flakët kanë avancuar drejt zonës së quajtur 'Kurora e Lurës', e cila nuk është djegur asnjëherë. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 15:16 Zjarr në Orenjë të Librazhit, digjen shkurre e pemë, flakët pranë ndërtesave (VIDEO) Një zjarr ka rënë në fshatin Orenjë të Librazhdit duke djegur shkurre e pemë. Flakët u janë afruar edhe disa ndërtesave.Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për izolimin e tyre. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:41 Patos/ Zjarri në Drenie kërcënon banesat, banorët: Rrezikon edhe pishat, ‘mushkërinë e Myzeqesë’! Përpiqemi të shpëtojmë sa mundim (VIDEO) Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në pjesën veriore të masivit pyjor të Drenies, në drejtim të fshatit. Për shuarjen e zjarrit në zonën mes Drenies dhe Gjinoqarës, po ndërhyhet edhe nga ajri me 2 avionë zjarrfikës.Edhe banorët po përpiqen të japin kontributin e tyre për shuarjen e flakëve me ç’të munden.“Përpiqemi me mish e shpirt, me mjete rrethanore, edhe ndihma e zjarrfikësve, mhemi të shpëtojmë sa të mundim nga zjarri, nga flakët. Në rrezik janë banesat, tokat me ullinj, arat, vreshtat, gjëja e gjallë”, thotë një prej tyre.Një tjetër banor shpreh shqetësim për djegien e pishave “mushkërisë së Myzeqesë.”“Zjarri rrezikon tërë pasurinë, pishat. Është mushkëria e Myzeqesë, deri në Durrës kjo pjesë. Fshati 10 banorë ka, unë kam ullinjtë. Edhe pishat na dhimbsen. Ka banesa që rrezikohen, është një shtëpi këtu poshtë”, thotë ai. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 10:30 Sistemi evropian për zjarret në pyje: Flakët e gushtit kanë shkrumbuar mbi 2300 hektarë në Shqipëri Qindra hektarë pyje janë djegur nga zjarret brenda këtyre 2 javëve, që vendi është përfshirë nga vatra të njëpasnjëshme në shumë qytete të vendit.Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje thotë se deri më tani në Shqipëri janë regjistruar 18 zjarre, të cilët kanë shkrumbuar 2297 hektarë.Zjarret shkrumbuan verën që sapo lamë pas rreth 59 mijë hektarë pyje e kullota në të gjithë vendin duke vënë në rrezik edhe zhdukjen e disa lloje pemësh.Ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit e kishte përllogaritur dëmin në 2025-ën në fondin pyjor dhe kullosor gati 77 milionë euro. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:15 Shuhen vatrat e zjarrit në Krujë (VIDEO) Vatrat e zjarrit në Krujë janë shuar. Pas disa ditëve ndërhyrjesh nga toka e ajri, raportohet se flakët në Abaze e Krastë-Halil janë fashitur. Për operacionin u angazhuan dy helikopterë mëngjesin e sotëm. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 09:29 Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie të Patosit! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit, pritet ndihma e 2 avionëve zjarrfikës (VIDEO) Është riaktvizuar sërish vatra e zjarrit në Drenie të Patosit ditën e sotme. Në terren ndodhen 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektiv të shërbimit zjarrfikës dhe 15 forca bashkiake.Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit, ndaj pritet ndihmw nga 2 avionë zjarrfikës. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 08:28 Zjarri kërcënon ‘kurorën e gjelbër’ të Pukës, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO) Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zjarri përfshiu një pjesë të sipërfaqes së pyllëzuar.Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, ndërsa për shuarjen e tyre kanë punuar shërbimi zjarrfikëse i Pukës, të ndihmuar edhe nga banorët e lagjes Laçaj.Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që një zjarr kërcënon seriozisht këtë hapësirë të gjelbër, e cila shtrihet në qindra hektarë rreth qytetit të Pukës.Ndërkohë, Policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të verifikuar dyshimet për një zjarrvënie të mundshme të qëllimshme. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: krujë zjarret 2026 Durres Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.8 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.9% Jo 48.5% I/e dyzuar 7.5% Vota total: 2656 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
