Në orët e mesditës, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në fshatin Radostinë të bashkisë së Fierit. Flakët janë afruar në mënyrë të rrezikshme pranë dy lokaleve, ndërsa zjarri ka prekur kurorën mbi objektet dhe ndodhet rreth 200 metra larg tyre. Pronarët e lokaleve kanë nisur të largojnë stafin dhe klientët, ndërsa po nxjerrin nga ambientet edhe disa mjete dhe orendi, për të shmangur dëmet e mundshme në rast se flakët arrijnë tek objektet. Në rrezik është edhe një karburant dhe po kërkohet ndërhyrje nga ajri. Situata paraqitet e vështirë për shkak të erës, e cila favorizon përhapjen e flakëve. Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer, që vështirëson lëvizjen e mjeteve. LEXO EDHE:Ekzekutimi i Viktor Bardhit në Lezhë pa autor! Anëtarë të fisit Reçi merren në pyetje, por lihen të lirë! Autorët ikën në këmbë 10 banesa të djegura në fshatrat Kalivaç e Zimaj raportohen në njësinë vendore Ungrej të bashkisë Lezhë. Flakët nuk kursyen as bagëtitë që u dogjën brenda kasolleve. S’ka ende një bilanc për numrin e krerëve. Zjarri i përmasave të mëdha vazhdon dhe sot dhe ka përshkuar rreth 200 hektarë pyje. Flakët janë përhapur dhe në territorin e Vaut të Dejës, ku janë djegur 3 shtëpi të pabanuara. Ndërhyrja nga toka në Ungrej është e vështirë, ndaj bashkia e Lezhës ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Mbrojtjes për ndërjyrje nga ajri me helikopterë. Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri vijon aktive në Malësinë e Kurbinit. Edhe në këtë zonë ndërhyrja nga toka është e vështirë megjihatë deri tani nuk përbën rrezik për zonat e banuara. Në Greps, njësia vendore e Niklës, në Krujë ka rënë zjarr në zonë pyjore dhe flakët po përhapen nga era. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:00 Zjarri u afrohet lokaleve në Levan, flakët vetëm 200 metra larg! Pronarët evakuojnë stafin: Duhet ndërhyrje nga ajri Një zjarr i përmasave të mëdha që ka përfshirë kodrat pranë Radostinit është drejtuar me shpejtësi drejt zonës së liqenit të Levanit, duke krijuar një situatë serioze për disa biznese dhe banesa në këtë zonë.Flakët janë afruar në mënyrë të rrezikshme pranë dy lokaleve, ndërsa zjarri ka prekur kurorën mbi objektet dhe ndodhet rreth 200 metra larg tyre, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përhapjen e flakëve drejt ambienteve të shërbimit.Pronarët e lokaleve kanë nisur të largojnë stafin dhe klientët, ndërsa po nxjerrin nga ambientet edhe disa mjete dhe orendi, për të shmangur dëmet e mundshme në rast se flakët arrijnë tek objektet.Sipas pronarëve, ndërhyrja nga ajri është tashmë e domosdoshme, pasi terreni e vështirëson ndërhyrjen tokësore dhe zjarri po avancon me shpejtësi. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 13:35 Fier/ Zjarr në kodrat e Radostinës, era dhe terreni i thyer sfidojnë zjarrfikësit (VIDEO) Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës në Fier, në vendin e quajtur “ Fiqtë”.Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve që favorizohen nga era e fortë duke vështirësuar ndërhyrjen. Një tjetër problem për ekipet zjarrfikëse mbetet terreni i thyer. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 12:48 Zjarr në Greps të Niklës, flakët djegin pyje e shkurre (VIDEO) Një vatër zjarri është regjistruar në Greps të Niklës. Zjarrfikëset nga Kruja e Tirana po përpiqen të lokalizojnë flakët e favorizuara nga era, të cilat po përhapen drejt pyjeve e shkurreve. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Lezhe Kurbin kalivac Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.6% Të gabuar 20.3% Nuk e di 4.1% Vota total: 2425 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
