Lajme Zone
Flakët dalin jashtë kontrollit në Fushë-Bulqizë, vështirësohet ndërhyrja e zjarrfikëseve
KulturëBalkanWeb

Flakët dalin jashtë kontrollit në Fushë-Bulqizë, vështirësohet ndërhyrja e zjarrfikëseve

Situata nga zjarri në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në zonën e Qafë Helmesit, ka dalë jashtë kontrollit.

Situata nga zjarri në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në zonën e Qafë Helmesit, ka dalë jashtë kontrollit. Pavarësisht pranisë së forcave të shumta në terren për izolimin e flakëve, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Terreni malor e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen, duke e bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse në disa zona të përfshira nga flakët. Në terren vijojnë të luftojnë me zjarrin punonjës të shërbimit zjarrfikës, Bashkisë Bulqizë, shërbimit pyjor, si dhe forca të ushtrisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb