Putin akuzoi qeveritë evropiane se po i çojnë qytetarët e tyre drejt frikës dhe përballjes me Rusinë. Presidenti rus, Vladimir Putin Presidenti rus, Vladimir Putin e ka lidhur performancën e fortë të partisë së ekstremit të djathtë gjerman Alternativa për Gjermaninë ( AfD ) në zgjedhjet e fundit rajonale në shtetin e Saksonisë-Anhalt me gabimet e vendeve perëndimore.
Çdo gjë që po ndodh në Evropë tani është rezultat i gabimeve sistematike të shteteve perëndimore në politikë, siguri dhe ekonomi, tha Putin gjatë një bisede me gazetarët në New Delhi.
Ai akuzoi gjithashtu qeveritë evropiane për provokimin e konfliktit të hapur me Rusinë dhe për shqetësimin e qytetarëve të tyre, duke thënë se kjo u reflektua në rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani.
AfD fitoi një rekord prej 43.8 përqind të votave të dielën në Saksoni-Anhalt, shumë pak se një shumicë absolute.Njerëzit në vendet evropiane e kuptojnë se çfarë po ndodh, tha Putin, duke shtuar se besonte se kjo ishte arsyeja e rezultateve në Gjermani.
Putini është në Indi për samitin e BRICS këtë fundjavë.Rusia nuk kërcënon vendet evropiane dhe nuk ka arsye të përplaset me to, tha Putin, duke shtuar se të gjitha këto çështje janë zgjidhur që nga rezultati i Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, Putini kishte deklaruar gjithashtu para pushtimit rus të Ukrainës se Moska nuk po planifikonte luftë, thekson Agjencia Gjermane.
Presidenti rus argumentoi se, përkundrazi, janë vendet evropiane ato që po e nxisin konfliktin.
“A duan ata të rishikojnë rezultatet e Luftës së Dytë Botërore? Ku po i shtyjnë njerëzit e vendeve të tyre? Drejt një lufte me Federatën Ruse?” tha Putin.
“Ata tani po thonë se po mendojnë se si mund të dërgojnë trupa në territorin ukrainas. Kjo do të thotë luftë me Rusinë”, shtoi ai.
Pas fitores së AfD-së në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt, reagoi edhe ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka reaguar duke e cilësuar rezultatin si “tronditës”.
Gjatë pjesëmarrjes në ekspozitën “Digital X” të Deutsche Telekom në Këln, Merkel deklaroi se si anëtare e CDU-së ndihet e prekur nga rezultati, duke theksuar: “Si anëtare e CDU-së, zemra më rrjedh gjak”.
Ish-kryetarja e CDU-së, e cila drejtoi Gjermaninë si kancelare nga 22 nëntori 2005 deri më 8 dhjetor 2021, e përshkroi rezultatin zgjedhor në Saksoni-Anhalt si një zhvillim “shokues”, duke paralajmëruar se vendi ndodhet përballë një “kthese në historinë e Republikës Federale”.
Merkel propozoi një mënyrë tjetër komunikimi me qytetarët, me qëllim përmirësimin e qasjes ndaj tyre dhe shpjegimin më të qartë të progresit të arritur.
“Qasja e personalizuar ndaj qytetarëve ndoshta është bërë më e rëndësishme se në të kaluarën”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se “partitë demokratike duhet të kërkojnë tani më shumë kontakt me qytetarët”.
Ish-kancelarja gjermane tha se e shqetëson fakti që për shumë qytetarë faktet nuk kanë më të njëjtën rëndësi dhe se, në vend të tyre, po marrin gjithnjë e më shumë peshë emocionet, përfshirë edhe në diskursin politik të përfaqësuesve të AfD-së.fitorja rekord e afd-së putin paralajmëron Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Vdekja e Mazonakis/ Ora e mbërritjes në klinikë, 42 minutat e trajtimit dhe defibrilatori që nuk funksiononte 12 Shtator 2026, 10:2010:20Rajoni dhe Bota Kievi përballë dimrit, Zelensky kërcënon me “përgjigje pasqyrë”! 12 Shtator 2026, 09:0209:02Rajoni dhe Bota Rritja e çmimit naftës, i biri i Trump shfajësohet para amerikanëve: Mos e fajësoni babain tim 12 Shtator 2026, 08:5308:53Rajoni dhe Bota Drogë dhe ‘përbërës sekret’ mes lakrave, DEA zbulon ngarkesën 907 kg në Teksas! 12 Shtator 2026, 08:4608:46Rajoni dhe Bota Rrezikohet furnizimi global me naftë, Arabia Saudite mbyll tubacionin strategjik! 12 Shtator 2026, 07:5907:59Rajoni dhe Bota Fantazmat serbe në Hagë dhe marrëdhëniet BE-Serbi 11 Shtator 2026, 21:4121:41Rajoni dhe Bota

