Lajme Zone
Fitorja e Kombëtares, Rama: Isha në tavolinë me kryeministrin e Finlandës. Festova me Melonin edhe fitoren e Italisë ndaj Francës
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Fitorja e Kombëtares, Rama: Isha në tavolinë me kryeministrin e Finlandës. Festova me Melonin edhe fitoren e Italisë ndaj Francës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me fitoren 2-0 të kombëtares shqiptare ndaj Finlandës.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me fitoren 2-0 të kombëtares shqiptare ndaj Finlandës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama, i cili ndodhet në Dublin, tha se gjatë ndeshjes, ishte në tavolinë me kryeministrin e Finlandës, teksa po zhvillohej darka e komunitetit politik europian.

Rama theksoi se festoi me homologen italiane, Giorgia Meloni, fitoren e Italisë ndaj Francës. “Nuk rrija dot pa ndërhyrë këtu, ku jam në makinë, po ishim në darkën e Komunitetit Politik Evropian edhe ishim në një tavolinë me Giorgia Melonin edhe me Kryeministrin e Finlandës edhe me disa të tjerë. Në tavolinën ngjitur ishte dhe Presidenti i Francës dhe nuk kam fjalë për t’i përshëndetur edhe falenderuar çunat e kombëtares kuq e zi, se na dhanë një fitore fantastike me Finlandën.

Ndërkohë, Italia fitoi me Francën dhe e merrni vetë me mend se si shkoi muhabeti, kështu që ndjesë për errësirën, po jam në makinë se sa dolëm nga darka dhe ishte super.

Shqipëria fitoi, Italia fitoi edhe bashkë me “motrën” e mbyllëm me fitore darkën sot.”, theksoi kreu i qeverisë./abcnews.al Në përditësim… Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi RamaKombëtarja