Lajme Zone
Fitorja e AfD-së në Saksoni-Anhalt/ Paralajmërimi i Edmond Spahos
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Fitorja e AfD-së në Saksoni-Anhalt/ Paralajmërimi i Edmond Spahos

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka komentuar zgjedhjet ...

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka komentuar zgjedhjet në Saksoni-Anhalt. Spaho thekson ndryshimi drastik i elektoratit në këtë shtet duhet të jetë sinjal për të djathtën gjermane që të kuptojë që politikat e tyre ekonomike, sociale dhe të sigurisë kanë dështuar.

Sipas Spahos, e djathta gjermane ka rreth 20 vjet që bashkëqeveris me të majtën dhe e kanë zhytur vendin në stanjacion ekonomik, në kaos social për shkak të emigrantëve, lulëzim të krimit dhe humbjen e rolit të Gjermanisë në Europë.

Ai thekson se, thelbi i paftësisë së të djathtës gjermane dhe në tërësi i të djathtës në Europë, është që me politikat që ofrojnë janë bërë më të majtë se të majtët, kurse e majta ka rrëshqitur në anarkizëm dhe marksizëm.

Spaho nënvizon se, e djathta duhet të ndryshojë thelbësisht ose AfD dhe forca të tjera të të djathtës eksteme do vijnë në pushtet. “AfD ne Gjermani fitoi thelle ne shtetin e Saksoni-Anhalt, atje ku problemet e Gjermanise jane me te mprehta dhe me te thella.

Ndryshimi drastik i elektoratit ne kete shtet duhet te jete sinjal per te djathten gjermane qe te kuptoje qe politikat e tyre ekonomike, sociale dhe te sigurise kane deshtuar.

E djathta gjermane ka rreth 20 vjet qe bashkeqeveris me te majten dhe e kane zhytur vendin ne stanjacion ekonomik, ne kaos social per shkak te emigranteve, lulezim te krimit dhe humbjen e rolit te Gjermanise ne Europe. Sot nuk dallon dot se ku mbaron e djathta dhe ku fillon e majta.

E djathta gjermane prej kohesh po shquhet nga mungesa e theksuar e lidershipit, nga ardhja ne krye e drejtuesve medioker, pa formim dhe ide se cfare duhet te beje Gjermania per te perballuar problemet e shumta me te cilat ndeshet.

Thelbi i paftesise se te djathtes gjermane dhe ne teresi i te djathtes ne Europe, eshte qe me politikat qe ofrojne jane bere me te majte se te majtet, kurse e majta ka rreshqitur ne anarkizem dhe marksizem.

Qytetaret europiane, gjermane, franceze, angleze jane te pakenaqur me menyren si drejtohen shoqerite e tyre.

Ose e djathta duhet te ndryshoje thelbesisht ose AfD dhe forca te tjera te te djathtes eksteme do vijne ne pushtet.

Mos i genjeni qytetaret qe AfD eshte neonaziste.

E djathta ekstreme eshte kunder zhdukjes se identitetit te shoqerive te tyre. Ata nuk jane kunder emigracionit, por jane kunder atyre emigranteve qe duan te ndryshojne karakterin e shoqerive perendimore dhe ti bejne ato si shoqerite nga ata vijne.

E djathta ekstreme ne Europe nuk eshte fashiste, por eshte e djathta tradicionale e paafte per tu perballur me realitetin qe po ndryshon dhe te gjeje zgjidhje. Per te ruajtur pozitat e tyre ne qeverisje shpikin akuza te tilla me shprese qe do ju hedhin hi syve qytetareve dhe do te vazhdojne te ruajne statukuone.

Populli nuk i do me dhe do perfjne edhe me keq nese nuk ndryshojne qasjen e tyre ndaj problemeve me te cilat perballet Gjermania, vecanerisht ekonomia, emigracioni dhe siguria e rendi ne Gjermani dhe Europe.

Qendrimi i partive politike ne Gjermani per te penguar AFD te qeverise, duke hedhur poshte mbeshtetjen qe i kane dhene qytetaret, do ju kthehet atyre ne bumerang.

Asgje nuk mund te dale mbi vullnetin e qytetareve. Kjo po duket qarte jo vetem ne Gjermani por edhe ne France, Angli dhe Itali ku renja e te djathtes tradicionale eshte katastrofike. E djathta e qendres ne keto vende eshte ne deshtim te plote dhe qytetaret po i japin ate qe ata meritojne.

Ose do te ndryshojne ose fundi i tyre do jete i palavdishem. Une nuk mendoj qe ardhja e te djathtes ekstreme ne pushtet eshte fundi i demokracise dhe i shoqerive pluraliste.

Aq me pak te mendoj se ata jane fashiste. Fashizmi sot po lulezon tek e majta ekstreme. Per fat te keq, e djathta e qendres po e konsideron lulezimin e ekstremit te majte ne shoqerite tona si zhvillim normal dhe po e mbeshtet.

Fashizmi lind kur shoqeria shkel rregullat qe ka vendosur per qeverisjen e vendit. Atij qe fiton shumicen duhet ti jepet mundesia te qeverise edhe si qeveri e pakices, kur te tjeret refuzojne koalicionet.

Fashiste jane keta qe protestojne ne Tirane dhe duan te rrezojne qeverine legjitime nepermjet rruges dhe revolucionit dhe qe Sali Berisha per turpin e tij i mbeshtet.

Rendi dhe shoqeria e mykur europiane ka nevoje urgjente per shkundje si kjo ne Gjermani. T’i japim mundesine edhe ekstremit te djathte te qeverise sepse ne kete menyre e djathta e qendres mund te gjeje fillin qe e ka humbur prej 20 vjetesh.

Kjo eshte demokracia qe duam. Qendrimet penguese ndaj AFD jane pararoje e lindjes se fashizmit!”, shkruan Spaho./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.