Lajme Zone
Fitoi profesionin në emigrim, tani kuzhinier në vendlindje! Astrit Cenalia: Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe!
EkonomiReport TV

Fitoi profesionin në emigrim, tani kuzhinier në vendlindje! Astrit Cenalia: Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe!

Në një kohë kur shumë të rinj mendojnë të largohen jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë, ka prej atyre që pasi kanë provuar për vite me radhë, vendosin të rikthehen. Një prej tyre është dhe Astrit Cenalia, i cili pasi fitoi profesionin në emigrim, ka vendosur të kthehet e t’u shërbejë turistëve që vizitojnë Hasin.

Ka jetuar për tre dekada në emigrim, por ka vendosur të rikthehet në vendlindje. Profesionin e fituar në restorantet e Greqisë dhe Anglisë, Astrit Cenalia tashmë ka vendosur që ta vijoi pranë familjes në një nga bujtinat e zonës në Has. Ai veç bashkimit me familjen i gëzohet dhe faktit që tashmë recetave të prodhuara prej tij i janë shtuar gatimet tradicionole. LEXO edhe...Fluks i lartë në Morinë, mbi 19 mijë qytetarë hynë në Shqipëri për tre orë "Emigrimin e kam provuar që në 1996-ën. Kam punuar edhe në Greqi, në Santorini, edhe në Londër, në kuzhinë. Por këtu është më ndryshe, sepse i gëzohemi traditës. Atje nuk ka pasur gjëra të traditës me gatu", tha Cenalia. Jeten ne vendlindje ai e konsideron të bukur, sidomos kur angazhohesh dhe me punë. "Familja në radhë të parë dhe vendi jonë është gjithmonë më mirë. Po është e vështirë për rininë me gjet veten e vet me punu këtu. Kur unë e kam gjetur veten 45 vjeç për të punuar këtu, pse edhe ata të mos e gjejnë", vijoi Cenalia. 45 vjeçari, babai i tre fëmijëve, teksa është i lumtur nga vlerësimet e vizitorëve për gatimet, produkt i punës së tij, ka dhe një apel: ‘Ju kisha lut të gjithëve me qëndru e me punu këtu. Nuk bëhet asgjë për një ditë. Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe’. Në kohen e lirë Astriti tregon se merret me blegtori duke e lidhur profesionin e tij me prodhimin vendas, teksa vetë ai mbetet një dëshmi e gjallë se e ardhmja ndërtohet dhe në vendlindje. R.Xh/ReportTv.al bujtina kuzhina emigrimi astrit cenalia Kukes Has Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 47.7% Jo 44.9% Nuk e di 7.5% Vota total: 214 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?