Analisti Arian Curi u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet të lobojnë në Bruksel dhe Uashington në mënyrë që Apeli të liroj 4 ish-liderët e UÇK-së, të cilët dje u dënuan me 81 vite burg. Ai tha se kjo është zgjidhja për t’i ndihmuar, dhe se për këtë ka mbetur vetëm një vit kohë.
“A ka mbetur ndonjë gjë për t’u bërë apo po i hedhim vaj kandilit të një flake që po fiket?! Kandilit duhet t’i lëvizësh edhe fitilin. Në këtë rast fitili është Brukseli dhe Uashingtoni. A arrin qeveria shqiptare dhe kosovare të bindin Uashingtoni që apeli t’i lirojë?
Kur Thaçi u nis për takuar Trump, prokurori çoi aktakuzën në sallat e gjyqit dhe ndaloi udhëtimi, dhe këtu ka përplasje gjeopolitike mes majtistëve dhe konservatorëve… Duhet që qendrat e rëndësishme botërore t’i kapim, kjo është zgjidhja, edhe një vit kohë kemi”, tha Curri. Top Channel

