Lajme Zone
Firmosi për 4.2 mln eurot e Kanye West: “Faqezinjtë” e qeverisë shpërblejnë “Faqekuqin” e Financave
PolitikëPamfleti

Firmosi për 4.2 mln eurot e Kanye West: “Faqezinjtë” e qeverisë shpërblejnë “Faqekuqin” e Financave

Më 6 korrik 2026, qeveria e “faqezinjve” të Edi Ramës miratoi me akt normativ me vlerë 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë. Fondi u mor nga rezerva e buxhetit, ndërsa procedura u përgatit me urgjencë. Në Ministrinë e Financave, Edmond Ahmeti drejtonte Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator. Emri dhe firma e “Faqekuqit” përmenden në dokumentacionin që i hapi rrugë miratimit të financimit. Për një koncert privat, qeveria gjeti miliona euro nga arka publike, ndërsa zyrtarët e saj u morën me përgatitjen e akteve që mundësuan shpenzimin.

Edmond Ahmeti/ Vetëm dy muaj pas firmës për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West, Edmond Ahmeti u katapultua në postin nr. 2 të KQZ-së. “Faqekuqi” i Ministrisë së Financave rezultoi i vetmi kandidat i kualifikuar në garën për Sekretar të Përgjithshëm, duke marrë një post kyç në prag të zgjedhjeve vendore Edmond Ahmeti, i njohur në korridoret e Ministrisë së Financave me nofkën “Faqekuqi”, është ngjitur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vetëm dy muaj pas vendimit të qeverisë për të financuar koncertin e Kanye West me 4.2 milionë euro nga paratë e shtetit, Ahmeti mori një nga detyrat më të larta administrative në KQZ. Lëvizja e tij ka të gjitha shenjat e një shpërblimi politik për shërbimet e kryera në Ministrinë e Financave.

Më 6 korrik 2026, qeveria e “faqezinjve” të Edi Ramës miratoi me akt normativ me vlerë 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West në Tiranë. Fondi u mor nga rezerva e buxhetit, ndërsa procedura u përgatit me urgjencë. Në Ministrinë e Financave, Edmond Ahmeti drejtonte Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator. Emri dhe firma e “Faqekuqit” përmenden në dokumentacionin që i hapi rrugë miratimit të financimit. Për një koncert privat, qeveria gjeti miliona euro nga arka publike, ndërsa zyrtarët e saj u morën me përgatitjen e akteve që mundësuan shpenzimin.

Ahmeti, një nga burokratët jetëgjatë të qeverisë, kishte qëndruar në postet drejtuese të administratës pavarësisht ndryshimeve të ministrave. Më 7 gusht KQZ shpalli vendin vakant të Sekretarit të Përgjithshëm. Më 17 gusht publikoi listën paraprake të kandidatëve të kualifikuar, ku figuronte vetëm Edmond Ahmeti. Në shtator ai u shpall fitues. Për “Faqekuqin”, kalimi nga Ministria e Financave drejt postit numër dy të administratës së KQZ-së erdhi pas një gare ku nuk pati asnjë kandidat tjetër të kualifikuar në listën paraprake.

Emërimi erdhi në prag të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027, kur KQZ do të administrojë kontrata për teknologjinë, logjistikën dhe shërbimet zgjedhore. Ahmeti, i cili kishte punuar gjatë me aktet financiare të qeverisë, tashmë do të drejtojë administratën e këtij institucioni. Pas viteve në zyrat ku përgatiten vendimet për shpenzimin e parave publike, “Faqekuqi” ka siguruar një tjetër pozicion me peshë.

Më 6 korrik u miratuan 4.2 milionë eurot për koncertin e Kanye West. Më 17 gusht, Edmond Ahmeti ishte i vetmi kandidat i kualifikuar për postin e lartë në KQZ. Në shtator mori detyrën. Një ngjitje që e vendos Ahmetin në qendër të dyshimeve për shpërblime politike në administratë, ku pesha e shërbimeve ndaj qeverisë mund të vlejë më shumë se konkurrimi për një post publik. /Pamfletiedmond ahmeti kqz 4.2 mln euro qeveria koncerti financa Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Reforma territoriale, Berisha përjashton rrjedhjen e votave nga opozita: Do të bëjmë betejën më të madhe 8 Tetor 2026, 10:1210:12Politike Grupi i PS mbledhje për "Territorialen", Berisha: Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika 8 Tetor 2026, 10:0110:01Politike Nis grumbullimi i protestuesve, policia “blindon” Kuvendin; rreth 1500 efektivë në gatishmëri 8 Tetor 2026, 09:5609:56Politike Nga droga te korrupsioni, gazetari amerikan nervozon Ramën; kryeministri braktis intervistën 7 Tetor 2026, 22:4122:41Politike Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës! 7 Tetor 2026, 18:5818:58Politike Berisha akuza për Call Center-at: Pas skemave mashtruese qëndron Olsi Rama 7 Tetor 2026, 14:3214:32Politike