Lajme Zone
Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella
BotëReport TV

Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mbështetjen e Italisë për procesin e integrimit europian të vendit.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Fiona Papajorgji, zhvilloi një takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, Giovanni Amoroso, në kuadër të një vizite institucionale në Romë. Në fokus ishte edhe mundësia e formalizimit të bashkëpunimit përmes një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do të krijonte një kuadër më të strukturuar për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e dialogut institucional. LEXO edhe...Mero Baze: E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt Në vijim të vizitës, Papajorgji, së bashku me delegacionin, u prit në një audiencë të posaçme nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, në Pallatin Quirinale. Në fjalën përshëndetëse, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mbështetjen e Italisë për procesin e integrimit europian të vendit. Presidenti Mattarella është përzgjedhur nga Shoqata Botërore e Juristëve dhe Fondacioni Botëror i Ligjit për t’u nderuar me çmimin “Peace and Liberty Award”. Çmimi do t’i dorëzohet gjatë Kongresit Botëror të Ligjit, që do të zhvillohet në Shqipëri nga data 3 deri më 5 maj 2027. Papajorgji shoqërohej nga Drejtorja e Kabinetit, Valbona Bala, ndërsa në delegacion merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë, Shoqatës Botërore të Juristëve dhe Fondacionit Botëror të Ligjit. R.Xh/ReportTv.al itali fiona papajorgji gjykata kushtetuese Sergio Mattarella Giovanni Amoroso Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 27.7% Të gabuar 66.1% Nuk e di 6.2% Vota total: 1121 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?