Situata nga zjarret në Finiq vijon të jetë alarmante, ndërsa flakët janë afruar pranë zonave të banuara. Vatra, që u shfaq fillimisht në kodrat e Matomares, është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke u afruar dhe rrezikuar fshatrat.
Më kritike paraqitet gjendja në Kostar, ku zjarri ka depërtuar deri në oborret e banesave, duke rrezikuar drejtpërdrejt shtëpitë e banorëve.
Për përballimin e situatës janë angazhuar forca të shumta në terren, si edhe tre helikopterë , dy Cougar dhe një Black Hawk të cilët po kryejnë hedhje të vazhdueshme uji për të frenuar përparimin e flakëve.
Nën kërcënimin e zjarrit ndodhet edhe fshati Vllahat, ku ekipet zjarrfikëse janë vendosur pranë banesave për të mbrojtur zonën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

