Lajme Zone
Financimi i partive politike dhe reforma zgjedhore/ Peleshi, letër Komisionit të Venecias
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Financimi i partive politike dhe reforma zgjedhore/ Peleshi, letër Komisionit të Venecias

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i është drejtuar me një l...

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i është drejtuar me një letër Presidentes së Komisionit të Venecias, Marta Cartabia ku e informon mbi ecurinë e projektligjit “Për financimin e partive politike”.

Në letrën e tij, Peleshi thekson se Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka përcaktuar si përparësi të parë hartimin e ligjit “Për financimin e partive politike”, si dhe adresimin e rekomandimeve të papërmbushura të OSBE/ODIHR-it.

Peleshi nënvizon se janë zhvilluar dy raunde konsultimesh me partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, me synimin për të garantuar një proces gjithëpërfshirës, të mbështetur në standardet ndërkombëtare.

Pas përfundimit të konsultimeve, ekspertët e Komisionit kanë shqyrtuar dhe përfshirë në tekstin e projektligjit rekomandimet dhe sugjerimet e paraqitura nga Komisioni i Venecias, OSBE/ODIHR-i dhe organizatat e shoqërisë civile.

Peleshi po ashtu ka ftuar për një vizitë në Shqipëri raportuesit e Komisionit të Venecias për të diskutuar rekomandimet e përfshira në Opinionin e Përbashkët, shkëmbimin e pikëpamjeve mbi progresin e arritur deri më tani dhe krijimin e një mundësie për sqarimin dhe shqyrtimin e mëtejshëm të rekomandimeve në kuadër të punës që po vijon, me synimin për të siguruar që ato të pasqyrohen siç duhet në projektligjin e rishikuar.

Letra e Niko Peleshit Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në cilësinë time si Kryetar i Kuvendit, dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar të Komisionit të Venecias në forcimin e institucioneve demokratike, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe përmirësimin e legjislacionit zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim të shkresës sonë nr. 1842 Prot., datë 27 prill 2026, përmes së cilës projektligji “Për financimin e partive politike” iu paraqit Komisionit të Venecias për opinion, si dhe të komunikimeve institucionale të mëvonshme, dëshiroj t’ju informoj për progresin e bërë në procesin e hartimit dhe shqyrtimit të këtij projektligji.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ngritur me Vendimin nr. 74, datë 27 tetor 2025, të Kuvendit, ka përcaktuar si përparësi të parë hartimin e ligjit “Për financimin e partive politike”, si dhe adresimin e rekomandimeve të papërmbushura të OSBE/ODIHR-it. Në këtë kuadër, janë zhvilluar dy raunde konsultimesh me partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, me synimin për të garantuar një proces gjithëpërfshirës, të mbështetur në standardet ndërkombëtare.

Pas përfundimit të konsultimeve, ekspertët e Komisionit kanë shqyrtuar dhe përfshirë në tekstin e projektligjit rekomandimet dhe sugjerimet e paraqitura nga Komisioni i Venecias, OSBE/ODIHR-i dhe organizatat e shoqërisë civile. Si pjesë e punës në vijim për të përfshirë të gjitha rekomandimet e përcaktuara në Opinionin e Përbashkët të Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Shtetin e së Drejtës të Këshillit të Evropës mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”, të miratuar në qershor, dëshirojmë të kërkojmë një vizitë në Shqipëri të raportuesve të Komisionit të Venecias në Tiranë.

Qëllimi i kësaj vizite do të ishte diskutimi i rekomandimeve të përfshira në Opinionin e Përbashkët, shkëmbimi i pikëpamjeve mbi progresin e arritur deri më tani dhe krijimi i mundësisë për sqarimin dhe shqyrtimin e mëtejshëm të rekomandimeve në kuadër të punës që po vijon, me synimin për të siguruar që ato të pasqyrohen siç duhet në projektligjin e rishikuar.

Do ta vlerësonim shumë mundësinë e organizimit të kësaj vizite në Shqipëri sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësisht javën e ardhshme ose, si alternativë, gjatë javës pasuese, në varësi të disponueshmërisë suaj.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme, jam i bindur se ky kontribut do të ndihmojë që puna e Komisionit të përfjë me sukses dhe të përmirësohet më tej legjislacioni zgjedhor në Republikën e Shqipërisë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.