WhatsApp ka njoftuar katër shërbime të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup dhe ndjekjen e mesazheve të rëndësishme. Risia e parë është filtri “Mentions and replies”, i cili do të shtohet në listën e filtrave të bisedave. Ai do t’u mundësojë përdoruesve të shohin vetëm grupet ku kanë mesazhe të palexuara dhe ku janë përmendur drejtpërdrejt ose kanë marrë përgjigje, përfshirë edhe mesazhet që përdorin komandën @all. LEXO edhe...Nga Serbia në Brazil, si u fituan zgjedhjet me rrjetet sociale! Studentët rrëzuan Vuçiçin me fushatën derë më derë, Lula da Silva fitoi me 'ushtrinë' me 10 mln njerëz në WhatsApp Përdoruesit do të mund t’i mbajnë mesazhet e rëndësishme të fiksuara pa afat dhe jo më me filtrin 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë. Shërbimi i tretë do të lejojë shpërndarjen e mesazheve të mëparshme me anëtarët e rinj pasi ata të jenë bashkuar në grup. Mjafton të preket emri i personit brenda bisedës për t’i dërguar mesazhet e fundit. WhatsApp po prezanton edhe statuset për grupe. Anëtarët do të mund të publikojnë përditësime që shihen vetëm nga pjesëmarrësit e grupit, të cilët mund të reagojnë dhe të shtojnë statuset e tyre. Kohëzgjatja e tyre është 24 orë. P.J/ReportTv.al whatsapp Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.1% Jo 41.3% Nuk e di 8.6% Vota total: 521 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

