Lajme Zone
“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku shihet krah anëtarëve të kabinetit të tij dhe grupit negociator me BE-në.

Rama ka ironizuar opozitën për negociatat, ndërsa shton se tashmë ka nisur numërimi mbrapsht, mbyllja e kapitujve. Sipas tij ky proces do të mbyllet brenda vitit 2027. “Po si thanë: ‘Vate kjo punë. Nuk ka më negociata’? Por në fakt, jo vetëm ka negociata, por u mbyllën tre kapitujt e parë. Pra filloi numërimi mbrapsht, mbyllja e kapitujve. Dhe ne, duan s’duan ata që s’duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027”, tha Rama. Shqipëria ka shënuar sot një hap më pranë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, duke mbyllur zyrtarisht tre kapituj të negociatave, Shkenca dhe Kërkimi, Arsimi dhe Kultura dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Ky zhvillim u formalizua gjatë Konferencës së Nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila u zhvillua këtë të martë në Bruksel. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.