Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, akuzoi se ekziston një marrëveshje midis OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së për të bllokuar punën e Kuvendit, me qëllim që të krijohet alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.“Si alibi për shpalljen e zgjedhjeve, ekziston një marrëveshje midis Grupit të Krimit të Organizuar OBRM-së dhe BDI-së, dhe kjo është se me ndërhyrje procedurale nga grupi parlamentar i BDI-së, bllokohet puna e Kuvendit dhe kjo çon në zgjedhje të parakohshme”, theksoi Filipçe. Ai foli edhe për çështjen e ndërtimit të data-qendrave, ndërsa paralajmëroi se konsumi i madh i energjisë elektrike nga ato qendrangre pyetje serioze në lidhje me çmimin e energjisë elektrike, nevojën për importe shtesë dhe nëse do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për objekte të reja prodhimi.

