Lajme Zone
Fikën zjarret, vetëm 5 vatra aktive/ Flakë në Dajt, Bulqizë dhe Dibër, riaktivizohet zjarri në Librazhd
Të tjeraABC News Albania

Fikën zjarret, vetëm 5 vatra aktive/ Flakë në Dajt, Bulqizë dhe Dibër, riaktivizohet zjarri në Librazhd

Pas ndërhyrjeve nga toka dhe nga ajri situata e zjarreve në vend  po përmirësohet.   Shumica e vatrave janë vënë nën kontroll, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë betejën me flakët në pesë vatra aktive ndërsa 5 të tjera po mbahen në mbikqyrje.

Në Malin e Dajtit zjarrfikësit dhe nje helicopter I Forcës Ajrore po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve mbi tunelet e Qafë Mollës.

Zjarri në këtë zonë vijon, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Një vatër zjarri është riaktivizuar në një sipërfaqe prej rreth 8 hektar pyje në malin e Dardhës në Librazhd. Në terren ndodhen zjarrfiksit e zonës për ta lokalizuar.

Në Ballenjë të Dibrës flakët vijojnë në terren të vështirë shkëmbor dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Edhe në Qafë Helmës të Bulqizës, vatra vijon të jetë aktive dhe mbahet nën monitorim. Njëkohësisht po punohet dhe për izolimin e vatrës në Valikardhë ku flakët favorizohen nga era.

Ndërsa në zonat e Gjegjanit, Gojanit, Prozhmit dhe Tërbunit në Pukë sipas ministrisë së mbrojtjes nuk ka më vatra aktive zjarri por situata po mbahet në monitorim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet