Lajme Zone
FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur
PolitikëTop Channel

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

Federatat e futbollit të Finlandës, Suedisë dhe Danimarkës kanë ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si qeveriset FIFA, duke kërkuar një takim me Komisionerin Europian për Sportin, Glenn Micallef.

Federatat e futbollit të Finlandës, Suedisë dhe Danimarkës kanë ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si qeveriset FIFA, duke kërkuar një takim me Komisionerin Europian për Sportin, Glenn Micallef. Në një letër drejtuar zyrtarit europian, tre federatat shprehen të shqetësuara për mungesën e transparencës, qeverisjen dhe proceset vendimmarrëse brenda FIFA-s.

“Rregullat e FIFA-s duhet të zbatohen në mënyrë të drejtë dhe institucionet e saj drejtuese duhet të dëshmojnë se vendimet merren në mënyrë të pavarur, transparente dhe në interes të futbollit”, shkruajnë presidentët Ari Lahti, Jesper Møller dhe Simon Åström.

Federatat nordike kërkojnë që drejtuesit e tyre të udhëtojnë në Bruksel për të diskutuar me Komisionin Europian zhvillimet e fundit në FIFA, por edhe mënyrën se si organizatat sportive demokratike dhe institucionet europiane mund të bashkëpunojnë.

Mesazhi i tyre përfn me një paralajmërim të fortë: “Së bashku duhet të garantojmë që shpirti i futbollit të mos vihet më kurrë në shitje.” Top Channel