Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 2.6 milionë euro llogari bankare biznesmenit Kastriot Hasko, i akuzuar se përfitoi 1143 hektarë tokë përmes dokumenteve të falsifikuara. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 1 milion e 865 mijë lekë, 7515 dollarë dhe një makinë ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë. LEXO edhe...Ullinjtë shkrumbohen nga zjarri pranë Parkut të Apolonisë në Fier, banorët e dëshpëruar: Aty i kishim shpresat! (VIDEO) Sipas Prokurorisë, biznesmeni Kastriot Hasko dyshohet se ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të regjistruar toka në Seman e Sheq Marinas në bashkëpronësi me katër persona të tjerë dhe më pas për t’ua shitur ato dy shoqërive. Për të ndryshuar pronësinë e tokës së shtetit rol kyç patën ish-drejtorët e Kadastrës Fier Ertis Shehu, Bardhyl Kapaj dhe juristi Piro Çela. Ata nuk kërkuan konfirmim nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, çka do të zbulonte menjëherë se dokumentet ishin të falsifikuara. Gjatë hetimit u zbulua se ish-drejtori Bardhyl Kapaj, në regjistrimin e njërës prej pasurive, tejkaloi edhe sipërfaqen që parashikonte vendimi i falsifikuar. Për më tepër, ish-drejtori Ertis Shehu dhe juristi ndryshuan zërin kadastral të sipërfaqes nga "tokë arë" në "tokë pa frut", pa asnjë akt administrativ nga Këshilli i Ministrave apo Këshilli i Qarkut Fier. Ata ndodhen në qeli me akuzën për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, ndërsa Hasko nën arrest shtëpie. Gjatë operacionit, veç 76 pasurive, u sekuestruan edhe 150 mijë euro. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al Kastriot Hasko seman Fier Bardhyl Kapaj ertis shehu Piro Cela kadastra e fierit Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.4% Jo 22.2% Jam i/e dyzyuar 4.4% Vota total: 1237 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

