Lajme Zone
Fier/ Tjetërsimi i 1143 hektarëve tokë në Seman, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 milionë euro dhe ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Fier/ Tjetërsimi i 1143 hektarëve tokë në Seman, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 milionë euro dhe ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë

Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 2.6 milionë euro llogari bankare biznesmenit Kastriot Hasko, i akuzuar se përfitoi 1143 hektarë tokë përmes dokumenteve të falsifikuara.  Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 1 milion e 865 mijë lekë, 7515 dollarë dhe një makinë ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë.

Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 2.6 milionë euro llogari bankare biznesmenit Kastriot Hasko, i akuzuar se përfitoi 1143 hektarë tokë përmes dokumenteve të falsifikuara. Gjithashtu i janë sekuestruar edhe 1 milion e 865 mijë lekë, 7515 dollarë dhe një makinë ‘Bentley’ me vlerë 250 mijë dollarë. Sipas Prokurorisë, biznesmeni Kastriot Hasko dyshohet se ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të regjistruar toka në Seman e Sheq Marinas në bashkëpronësi me katër persona të tjerë dhe më pas për t’ua shitur ato dy shoqërive. LEXO EDHE:Ullinjtë shkrumbohen nga zjarri pranë Parkut të Apolonisë në Fier, banorët e dëshpëruar: Aty i kishim shpresat! (VIDEO) Për të ndryshuar pronësinë e tokës së shtetit rol kyç patën ish-drejtorët e Kadastrës Fier Ertis Shehu, Bardhyl Kapaj dhe juristi Piro Çela. Ata nuk kërkuan konfirmim nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, çka do të zbulonte menjëherë se dokumentet ishin të falsifikuara. Gjatë hetimit u zbulua se ish-drejtori Bardhyl Kapaj, në regjistrimin e njërës prej pasurive, tejkaloi edhe sipërfaqen që parashikonte vendimi i falsifikuar. Për më tepër, ish-drejtori Ertis Shehu dhe juristi ndryshuan zërin kadastral të sipërfaqes nga "tokë arë" në "tokë pa frut", pa asnjë akt administrativ nga Këshilli i Ministrave apo Këshilli i Qarkut Fier. Ata ndodhen në qeli me akuzën për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, ndërsa Hasko nën arrest shtëpie. Gjatë operacionit, veç 76 pasurive, u sekuestruan edhe 150 mijë euro. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/Shqiptarja.com TAG: Kastriot Hasko seman Fier Bardhyl Kapaj ertis shehu Piro Cela kadastra e fierit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.4% Jo 22.2% Jam i/e dyzyuar 4.4% Vota total: 1237 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?