Lajme Zone
Fier, historia e ciceronit të parë/ Busti i heroit të monumenteve të Apolonisë, drejt restaurimit
EkonomiABC News Albania

Fier, historia e ciceronit të parë/ Busti i heroit të monumenteve të Apolonisë, drejt restaurimit

Në historinë e Apolonisë ka figura që nuk u shënuan me monumente të mëdha, por lanë gjurmë të pashlyeshme përmes përkushtimit të tyre. Një prej tyre është Pilo Samarxhiu, njeriu që për dekada ruajti sekretet e qytetit antik, duke mbrojtur thesaret arkeologjike në kohë lufte dhe paqeje. Ai fshehu statuja të çmuara për t’i shpëtuar nga shkatërrimi dhe përballoi edhe përplasjen me pushtetin e kohës për të ndalur punime që rrezikonin monumentet nën tokën e Apolonisë.

I njohur nga të gjithë si “xha Pilua”, ai ishte fillimisht kryepunëtor i gërmimeve arkeologjike me ekspeditën e Leon Reit, më pas ciceron dhe përfundimisht drejtor i Muzeut të Apolonisë. Për më shumë se 20 vite, deri në moshën 88-vjeçare, ai ia kushtoi jetën zbulimit dhe mbrojtjes së qytetit antik, duke u kthyer në një figurë të pazëvendësueshme për studiuesit dhe historinë e Apolonisë.

Personalitete si arkeologu Hasan Ceka dhe shkrimtari Ismail Kadare e kanë cilësuar Samarxhiun si një figurë kyçe, pa të cilën historia e qytetit antik do të mbetej e paplotë. Sot, një bust i tij i realizuar në fund të viteve ’60 nga skulptori i njohur Sotir Kosta dhe i ruajtur për vite në koleksionin e skulptorit fierak Gjergji Toska, pritet të rikthejë kujtesën e këtij “heroi të Apolonisë” përmes ekspozimit në Muzeun e Fierit. Por historia e Pilo Samarxhiut nisi larg sallave të muzeve. I lindur në vitin 1883 në Pojan të Fierit, pranë Apolonisë, ai përfi shkollën greke në Vlorë në vitin 1905, ku përvetësoi edhe greqishten e vjetër dhe të re, dije që më vonë do t’i shërbenin për të lexuar mbishkrimet e monumenteve antike.

Pas një periudhe emigrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai u kthye në Shqipëri në vitin 1926. Vetëm pak vite më vonë, në vitin 1933, nisi punën në Misionin Arkeologjik Francez të drejtuar nga Leon Rei, duke u bërë një nga njerëzit më të lidhur me zbulimin dhe ruajtjen e Apolonisë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur rreziku për objektet antike ishte i madh, Samarxhiu fshehu disa statuja nën tokë për t’i shpëtuar nga ushtritë ndërluftuese. Pas përfundimit të luftës, ai u tregoi arkeologëve vendndodhjen e tyre dhe këto vepra u rikthyen në dritë, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e njeriut që e konsideronte Apoloninë si një amanet. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet apoloniafierhistoria e ciceronit të parë