Gazetari Blendi Fevziu komentoi sot qëndrimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me zhvillimet pas zgjedhjeve në Serbi, përmes së cilit duket se ndau edhe mesazhe drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Në një reagim përmes platformave sociale, Fevziu tha se ky reagim tregon se ka një thyerje politike mes Veliajt dhe Ramës, me gjasa për ndodhi që kryebashkiaku nuk ia ka falur kryeministrit dhe njëherazi kryesocialistit, të lidhura me procesin e tij ligjor ndërsa ndodhet në qeli. Siç theksoi gazetari, nuk bëhet fjalë për përballje të drejtpërdrejtë, por një përfundim logjik, bazuar në ngjarjet paralele të zhvilluara në Serbi dhe ndaj ish-liderit serb Aleksandar Vuçiç. “Padyshim që nuk bëhet fjalë për një përballje të drejtpërdrejtë, por për një përfundim logjik që vjen nga një postim i sotëm i bërë në rrjetet sociale nga kryetari i Bashkisë Tiranë. Erion Veliaj ka bërë një shënim, që në fakt ishte befasues dhe nuk përputhet me asnjë prej qëndrimeve të askujt tjetër në Partinë Socialiste. Thënë ndryshe, Veliaj revokon zërin e protestës në Tiranë dhe kërkon që të dëgjohet zëri i tyre. Është e qartë se Veliaj i drejtohet Ramës duke i bërë një kërkesë pa i thënë drejtpërdrejtë se ai duhet të reflektojë dhe duhet të përshtatet me zhvillimet në vend. A ka një thyerje mes Veliajt dhe Ramës? Po, padyshim që ka. Thyerja ka qenë evidente. Veliaj, me gjasë, nuk i ka falur Ramës disa gjëra. Mesa duket, në këtë moment, duke pasur edhe gjyqin në Gjykatën e Lartë, nuk ka qenë në mbrojtjen e duhur të tij”,-u shpreh Fevziu./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

