Shqipëria dominuese në Budapest, mjafton vetëm një gol për epërsinë ndaj Bjellorusisë Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Bjellorusisë, me rezultatin 0-1, në sfidën vendimtare të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, që po zhvillohet në Budapest, në stadiumin “Illovszky Rudolf”.
Kuqezinjtë e nisën takimin me ritëm të lartë dhe rrezikuan që në minutën e parë. Qazim Laçi pati një mundësi të artë për të kaluar Shqipërinë në avantazh, por i vetëm përballë portierit nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë, pas një aksioni të krijuar nga goditja e këndit.
Në minutën e 12-të, ishte radha e Bjellorusisë të kërcënonte portën shqiptare. Kundërshtarët iu afruan golit, por ndërhyrja vendimtare e Etrit Berishës bëri që topi të përfnte në shtyllë. Pesë minuta më vonë, Kristjan Asllani ishte shumë pranë një realizimi spektakolar. Pas një pasimi të Stavro Pilos, mesfushori kuqezi lëshoi një goditje të fuqishme, por traversa i mohoi festën. Goli që zhbllokoi sfidën erdhi në minutën e 28-të. Rey Manaj u tregua i saktë brenda zonës, duke goditur bukur me të majtën dhe duke përfituar edhe nga rrëshqitja e mbrojtësit kundërshtar. Sulmuesi kuqezi dërgoi topin në rrjetë dhe i dha Shqipërisë avantazhin e shumëpritur. Në minutën e 44-t, kuqezinjtë patën edhe një tjetër mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin. Arbër Hoxha, pas një pasimi të mirë nga Pilo, provoi të gjente rrugën e rrjetës, por goditja e tij përfi fare pranë shtyllës së majtë. Kështu, 45 minutat e para mbyllen me Shqipërinë në avantazh 0-1. Kuqezinjtë janë në rrugën e duhur për të siguruar vendin e parë në grup, ndërsa në sfidën tjetër Finlanda po fiton 5-1 ndaj Bjellorusisë.
Me këtë rezultat, Shqipëria kryeson grupin dhe është gjithnjë e më pranë objektivit!bjellorusia shqipëria liga e kombeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Zhbllokohet ndeshja në Budapest, Rey Manaj i jep avantazhin Shqipërisë (Video) 15 Nëntor 2026, 18:3118:31Sport Rekorde kuqezi në Budapest, Gjimshiti barazon legjendën Altin Lala; Laçi dhe Asllani shkruajnë historinë! 15 Nëntor 2026, 18:2418:24Sport Shqipëria kërkon Ligën B në Budapest, kuqezinjtë dominojnë Bjellorusinë në përballjet direkte 15 Nëntor 2026, 18:0218:02Sport Shqipëria kërkon kreun e grupit ndaj Bjellorusisë, ja bonusi i majmë që e pret FSHF-në në rast suksesi të kuqezinjve 15 Nëntor 2026, 17:3617:36Sport Detajet e ndeshjes Bjellorusi-Shqipëri, 100 shqiptarë në stadium dhe fanellat e veçanta me të cilat do të luajnë kuqezinjtë 15 Nëntor 2026, 17:1517:15Sport Shqipëria kërkon të "blindojë" kreun e grupit në Budapest, Maran hedh në fushë "artilerinë e rëndë" 15 Nëntor 2026, 16:5316:53Sport

