Lajme Zone
Festa kthehet në tragjedi në SHBA, 2 të vdekur dhe rreth 30 të plagosur pas një sulmi me armë zjarri
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Festa kthehet në tragjedi në SHBA, 2 të vdekur dhe rreth 30 të plagosur pas një sulmi me armë zjarri

Një festë e madhe në qytetin Vienna, në shtetin Georgia të SHBA-së, është kthyer në skenë të një ngjarjeje të rëndë, pasi të shtënat me armë zjarri lanë dy persona të vdekur dhe rreth 30 të plagosur.

Një festë e madhe në qytetin Vienna, në shtetin Georgia të SHBA-së, është kthyer në skenë të një ngjarjeje të rëndë, pasi të shtënat me armë zjarri lanë dy persona të vdekur dhe rreth 30 të plagosur. Ngjarja ndodhi gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, ndërsa në festë, e shtrirë në një hapësirë prej rreth katër blloqesh, ndodheshin më shumë se 1 mijë persona.

Viktimat janë identifikuar si Jaquevion Jackson, 21 vjeç, nga Cordele, dhe Macaleb Jackson, 23 vjeç, nga Hawkinsville. Të dy humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit.

Sipas autoriteteve lokale, në drejtim të turmës janë qëlluar më shumë se 50 plumba. Të shtënat dyshohet se kanë ndodhur në të paktën dy pika të ndryshme, të ndara nga rreth një bllok.

Të plagosurit janë nga 14 deri në 51 vjeç dhe janë transportuar në disa spitale të zonës. Disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Autoritetet bëjnë me dije se jo të gjithë të plagosurit kanë marrë plagë nga armët e zjarrit. Disa persona janë lënduar gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Deri tani nuk ka persona të arrestuar. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e të shtënave dhe për të identifikuar personat përgjegjës. Top Channel